BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/09 f. 1
  • Predikimi na mban të fortë frymësisht

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Predikimi na mban të fortë frymësisht
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Jehovai do të të japë forcë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Predikimi na ndihmon të qëndrojmë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Si të tregosh qëndrueshmëri në shërbim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 4/09 f. 1

Predikimi na mban të fortë frymësisht

1. Si nxjerrim dobi nga vepra e predikimit?

1 Kur jemi aktivë në veprën e predikimit, kjo na forcon frymësisht dhe na bën më të lumtur. Sigurisht, dalim në shërbim së pari për t’i pëlqyer Jehovait. Megjithatë, kur i bindemi urdhrit ‘për të predikuar fjalën’, marrim bekimet e Jehovait dhe nxjerrim dobi edhe vetë në mënyra të tjera. (2 Tim. 4:2; Isa. 48:17, 18) Po si na forcon predikimi dhe si na bën të lumtur?

2. Si na forcon shërbimi?

2 Forcohemi dhe bekohemi: Predikimi na inkurajon të përqendrohemi te bekimet e Mbretërisë dhe jo te problemet e tanishme. (2 Kor. 4:18) Kur shpjegojmë mësimet e Biblës, na forcohet besimi në premtimet e Jehovait dhe na rritet vlerësimi për të vërtetën. (Isa. 65:13, 14) Ndërsa ndihmojmë të tjerët të rriten frymësisht që ‘të mos jenë pjesë e botës’, bëhemi më të vendosur për të qenë të ndarë nga bota.—Gjoni 17:14, 16; Rom. 12:2.

3. Si na ndihmon shërbimi të zhvillojmë cilësi të krishtere?

3 Pjesëmarrja në shërbim na ndihmon të zhvillojmë cilësi të krishtere. Për shembull, përpjekjet ‘për t’u bërë çdo gjë për njerëz të çdo lloji’, na ndihmojnë të bëhemi më të përulur. (1 Kor. 9:19-23) Kur flasim me ata që janë «të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari», priremi të mësojmë se si të tregojmë empati. (Mat. 9:36) Kur ngulmojmë pavarësisht nga indiferentizmi ose kundërshtimi, bëhemi të qëndrueshëm. Gëzimi ynë shtohet kur japim nga vetja për të ndihmuar të tjerët.—Vep. 20:35.

4. Si e konsideron shërbimin?

4 Ç’bekim është të bësh një shërbim që i sjell lavdi të Vetmit që meriton adhurimin tonë! Shërbimi na forcon. Ai u sjell bekime të mëdha atyre që janë plotësisht të përfshirë në ‘dhënien e dëshmisë së plotë për lajmin e mirë’.—Vep. 20:24.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo