BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/09 f. 4
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Watch Tower Bible and Tract Society?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Si ndryshon Trupi Udhëheqës nga një korporatë ligjore?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Një njoftim i veçantë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Masat për vendet e adhurimit
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 4/09 f. 4

Kutia e pyetjes

◼ A është e përshtatshme që kongregacionet ose individët të përdorin simbolet e korporatave ligjore të përdorura nga Dëshmitarët e Jehovait?

Një simbol është një emër, një markë ose një figurë që përdoret për të identifikuar lehtë e qartë një ent të caktuar. Simboli «Watch Tower» paraqet shoqatën Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania dhe korporata të tjera të përdorura nga organizata. Korporata Kongregacioni i krishterë i Dëshmitarëve të Jehovait përdor si simbol një Bibël të hapur në krye të letrave. Korporata të tjera që përdoren nga Dëshmitarët e Jehovait, kanë simbole të tjera.

Kongregacionet a individët nuk duhet të përdorin simbole ose emra të enteve ligjore të organizatës, e as variante të ngjashme me to, në Sallat e Mbretërisë, në tabela, në krye të letrave, në objekte personale e kështu me radhë. Një përdorim i tillë i simboleve të organizatës mund t’i ngatërrojë nëpunësit publikë, lajmëtarët dhe të tjerët për lidhjen ligjore të kongregacionit me entet ligjore të organizatë. Po kështu, letrat mund të keqkuptohen e të merren sikur janë miratuar ose dërguar nga selia botërore a nga zyra e degës.

Simboli «Watch Tower» ose variante të ngjashme me të, nuk duhen përdorur në projektet e ardhshme të Sallave të Mbretërisë, madje edhe nëse Salla e Mbretërisë është pronë e entit Watch Tower. Kongregacioneve që tashmë kanë një Sallë Mbretërie me simbol, nuk u kërkohet të bëjnë ndryshim të menjëhershëm të tabelave ose shenjave identifikuese, pasi kjo mund të kërkojë ndryshime të mëdha dhe shumë kohë, punë e shpenzime. Megjithatë, duhet shqyrtuar ndryshimi i simboleve nëse nuk kërkohen ndryshime të mëdha dhe shumë punë. Në të kundërt, kjo mund të bëhet kur ndërtesa ose tabela identifikuese ka kohën për rinovim.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo