Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 korrik
«A mendoni se mund të gjejmë paqe të brendshme në këto kohë të trazuara? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thotë Bibla te Filipianëve 4:6, 7. [Ia lexojmë.] Ky artikull shpjegon se si mund të kemi paqen që jep Perëndia.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Zgjohuni! korrik
«Shumë prej nesh u jemi mirënjohës prindërve për ato që na kanë mësuar. A mendoni se është mungesë respekti të verifikojmë mësimet fetare që kemi mësuar që kur ishim fëmijë? [Presim përgjigjen. Pastaj i lexojmë 1 Gjonit 4:1.] Ky artikull tregon nëse është e gabuar të ndryshojmë fenë.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 28.
Kulla e Rojës 1 gusht
«Disa thonë se të gjitha fetë janë thjesht rrugë të ndryshme që të çojnë tek i vetmi Perëndi. A mendoni se të gjitha fetë janë të mira? [Presim përgjigjen. Pastaj i lexojmë Mateun 7:13, 14.] Kjo revistë thekson tri gjëra specifike që Bibla thotë se duhet të nxitë një fe e mirë.»
Zgjohuni! gusht
Të gjithë kemi qenë viktima të diskriminimit të padrejtë. Sipas jush, çfarë mendon Perëndia për paragjykimin? [Presim përgjigjen. Pastaj i lexojmë Veprat 10:34, 35.] Bibla mund të na ndihmojë në rastet kur jemi viktima të diskriminimit. Gjithashtu, na ndihmon të ç’rrënjosim çdo paragjykim që mund të kemi. Kjo revistë flet pikërisht për këto.»