A jeni gati t’i këndoni Jehovait në mbledhje?
1 Të përgatitesh për në mbledhje do të thotë edhe të përgatitesh për të kënduar këngë lëvdimi. Shqyrtoni sugjerimet e mëposhtme.
2 Kuptoni tekstin: Shkrimi kryesor si dhe shkrimet shtesë të renditura në fund të çdo kënge, ndihmojnë për të theksuar bazën biblike të tekstit.
3 Praktikohuni: Çdo javë mund të përdoret një pjesë e Adhurimit Familjar për t’u mësuar me këngët e reja. Këndoni duke ndjekur shoqërimin me piano të këngëve që do të përdoren në çdo mbledhje. Mund të mësoni melodinë dhe tekstin e disa prej këngëve të reja duke dëgjuar Këndojini Jehovait—Interpretime vokale, Disku 1.
4 A do të jeni gati këtë fundjavë në Studimin e Kullës së Rojës kur të fillojmë të përdorim librin e ri Këndojini Jehovait? Do të jeni, nëse lini kohë për të kuptuar domethënien e këngëve dhe nëse praktikoheni.