A mund të fillosh një studim biblik gjatë tetorit?
1. Cila është oferta e literaturës për muajin tetor?
1 Si ofertë literature për muajin tetor do të jenë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Për të ndjekur interesin, jemi të inkurajuar të prezantojmë fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe të përpiqemi të fillojmë një studim biblik. Si mund ta bëjmë këtë gjatë rivizitës?
2. Si mund ta përdorim fletushkën A do të dish të vërtetën? për të filluar një studim biblik kur rivizitojmë dikë që ka pranuar revistat?
2 Si ta përdorim fletushkën? Mund të themi: «Revistat që ju lashë i inkurajojnë njerëzit e të gjitha prejardhjeve dhe feve të shqyrtojnë Biblën. [Jepi të zotit të shtëpisë fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe tregoji me gisht pyetjet në faqen e parë.] Këtu renditen disa pyetje interesante që Bibla u jep përgjigje të kënaqshme. A keni menduar ndonjëherë për një nga këto pyetje?» Pasi i zoti i shtëpisë të përgjigjet, shqyrtoni së bashku nga fletushka përgjigjen e një prej pyetjeve që ai përmend dhe lexo një nga shkrimet e përmendura. Pastaj shpjegoji se ky ishte vetëm një shembull i asaj që mëson Bibla dhe jepi librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Pas kësaj, mund të trajtojmë paragrafët e parë të një kapitulli që ai zgjedh nga tabela e përmbajtjes. Ose mund të zgjedhim një pjesë ku ka më shumë informacione për temën që trajtuam te fletushka. Më poshtë ka disa referime që mund t’i përdorim:
● A interesohet Perëndia për ne? (f. 9-11, par. 6-10)
● A do të mbarojnë ndonjëherë luftërat dhe vuajtjet? (f. 12, par. 12-13)
● Ç’ndodh pas vdekjes? (f. 59, par. 7-8)
● A ka shpresë për të vdekurit? (f. 71, par. 13-15)
● Si t’i lutem Perëndisë që të më dëgjojë? (f. 166-167, par. 5-8)
● Si të gjej lumturi në jetë? (f. 9, par. 4-5)
3. Si mund ta ndryshojmë metodën e fillimit të studimit në varësi të rrethanave?
3 Sigurisht, nëse rrethanat nuk na lejojnë të fillojmë dhe të demonstrojmë një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? që në rivizitën e parë, gjithsesi mund ta lëmë për t’u kthyer njëherë tjetër për të vazhduar bisedën. Dhe në varësi të interesit që tregon personi, mund të zgjedhim të trajtojmë më shumë se një pyetje nga fletushka gjatë disa vizitave para se t’i prezantojmë librin. Le ta përdorim sa më mirë këtë fletushkë të dobishme gjatë tetorit për të filluar studime biblike dhe për t’i ndihmuar njerëzit me zemër të sinqertë ‘të njohin të vërtetën’.—Gjoni 8:31, 32.