BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/10 f. 1
  • «Mos ki frikë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Mos ki frikë»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • ‘Ta themi fjalën e Perëndisë me guxim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si na ndihmon dashuria e Jehovait ta mposhtim frikën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Jehovai do të të japë forcë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Imitoni Jezuin—Predikoni me guxim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 10/10 f. 1

«Mos ki frikë»

1. Çfarë sfidash të ngjashme me ato të Jeremisë mund të hasë secili prej nesh?

1 Jeremia ndihej i paaftë kur mori caktimin si profet. Por për ta siguruar, Jehovai i tha: «Mos ki frikë» dhe me dashamirësi e forcoi që të përmbushte caktimin e tij. (Jer. 1:​6-10) Në ditët tona, ndrojtja ose mungesa e besimit te vetja mund të ndikojë në pjesëmarrjen tonë në shërbim. Frika se si do të reagojnë njerëzit ose me ç’sy do të na shohin, mund të na stepë ndonjëherë. Si mund ta kapërcejmë këtë lloj frike dhe ç’bekime mund të vijnë nga kjo?

2. Si do të na ndihmojë parapërgatitja të mposhtim frikën në shërbim?

2 Të përgatitemi që më përpara: Përgatitja e duhur mund të na ndihmojë të mposhtim frikën. Për shembull, nëse përgatitemi që më përpara për kundërshtimet e mundshme, do të dimë si të përgjigjemi. (Prov. 15:28) Pse të mos bëni prova gjatë Adhurimit Familjar se si t’i përballoni vështirësitë e ndryshme në shkollë dhe në shërbim?​—1 Pjet. 3:15.

3. Si na ndihmon besimi te Jehovai që të kapërcejmë frikën?

3 Të kemi besim te Jehovai: Një ilaç i sigurt kundër frikës është mbështetja te Perëndia. Jehovai na siguron se do të na ndihmojë. (Isa. 41:​10-13) Ç’siguri më të madhe mund të kërkojmë? Përveç kësaj, Jezui na siguroi se edhe kur lindin situata të papritura, fryma e shenjtë e Perëndisë do të na ndihmojë të japim një dëshmi të shkëlqyer. (Mar. 13:11) Prandaj, lutjuni rregullisht Jehovait për frymën e tij të shenjtë.​—Luka 11:13.

4. Çfarë bekimesh vijnë kur ngulmojmë në shërbim pavarësisht nga vështirësitë?

4 Bekimet: Ndërsa ngulmojmë në shërbim pavarësisht nga vështirësitë, forcohemi që t’i përballojmë me sukses sprovat në të ardhmen. Zhvillojmë guximin, që është karakteristikë e atyre që janë të mbushur me frymën e shenjtë. (Vep. 4:31) Për më tepër, ndërsa kapërcejmë frikën me ndihmën e Jehovait, forcojmë besimin dhe sigurinë në krahun e tij shpëtimtar. (Isa. 33:2) Gjithashtu, provojmë gëzimin dhe kënaqësinë që vijnë nga dijenia se po i pëlqejmë Atit tonë qiellor. (1 Pjet. 4:​13, 14) Prandaj, të mos kemi frikë për të shpallur mesazhin e Mbretërisë me guxim, gjithmonë të sigurt për mbështetjen e Jehovait!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo