BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/10 f. 2
  • Do të ofrojmë një broshurë të re

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Do të ofrojmë një broshurë të re
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Imito Jehovain, duke treguar kujdes të vërtetë për të tjerët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • A po i përdorni këto broshura?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 10/10 f. 2

Do të ofrojmë një broshurë të re

1. Çfarë do të ofrohet gjatë nëntorit dhe cili është qëllimi i këtij botimi?

1 Në Kongresin Krahinor «Qëndroni Vigjilentë» të vitit 2009, doli një broshurë e re me titull Bibla: Cili është mesazhi i saj? Kongregacionet në mbarë botën do ta ofrojnë për herë të parë gjatë muajit nëntor. Si do të nxjerrin dobi njerëzit në territor nga ky botim? Shumica e njerëzve, sidomos ata që nuk i përkasin feve të krishtere, nuk dinë shumë për Biblën. Prandaj, siç shpjegohet në faqen 3 të broshurës, ajo është përgatitur për të dhënë «një tablo të përgjithshme të Biblës».

2. Si mund ta ofrojmë broshurën?

2 Si ta ofrojmë? Mund të themi: «Do të donim mendimin tuaj për këtë që thuhet këtu. [Lexojmë 2 Timoteut 3:16.] Shumë njerëz me të cilët bisedojmë, bien dakord me këto fjalë, kurse të tjerë mendojnë se Bibla nuk është gjë tjetër veçse një libër i mirë. Çfarë mendoni për Biblën? [Presim përgjigjen.] Pavarësisht nga bindjet tona fetare, kemi mjaft arsye për ta shqyrtuar vetë Biblën. [Lexojmë paragrafin në fillim të faqes 3.] Ndërsa lexoni përmbledhjen entuziaste të Biblës që gjendet në këtë broshurë, do të vini re diçka interesante: nga fillimi në fund, Bibla ka një temë dhe një mesazh të vetëm.»

3. Ç’prezantim tjetër mund të përdorim, sidomos në territorin ku shumë i përkasin një feje jo të krishterë?

3 Ja një mundësi tjetër, sidomos kur predikojmë në vendet ku shumë njerëz i përkasin një feje jo të krishterë: «Do të donim mendimin tuaj për atë që thuhet këtu në Shkrime (ose në këtë libër të shenjtë). [Lexojmë Psalmin 37:11.] Si mendoni se do të jetë toka kur të përmbushet kjo profeci? [Presim përgjigjen.] Ky është vetëm një shembull nga Bibla që tregon se sa shpresë e ngushëllim u jep ajo njerëzve të të gjitha kulturave dhe besimeve.» Lexo paragrafin në fillim të faqes 3 dhe ofroji broshurën.

4. Si mund ta përdorim broshurën për të filluar një studim biblik?

4 Si të fillojmë një studim biblik? Kur të kthehemi, mund t’i kujtojmë të zotit të shtëpisë bisedën e mëparshme dhe mund të shqyrtojmë një ose dy paragrafë për temën që diskutuam duke përdorur pyetjet në fund të pjesës përkatëse. Ose nëse duam t’i prezantojmë menjëherë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, mund t’i lexojmë faqen e fundit të broshurës, t’i japim librin, ta pyesim se cili kapitull i intereson dhe të shqyrtojmë bashkë një a dy paragrafë nga ai kapitull. Le të marrim pjesë plotësisht për të ofruar këtë broshurë gjatë nëntorit!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo