Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 nëntor
«A mendoni se engjëjve u intereson ajo që bëjmë ne? [Presim përgjigjen.] Bibla bën këtë pohim interesant. [Lexojmë Lukën 15:10.] Ky artikull shqyrton se çfarë tha Jezui për mënyrën si ndikojnë te ne krijesat frymore.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 16.
Zgjohuni! nëntor
Lexojmë 2 Timoteut 3:16. Pastaj themi: «A mendoni se mund të besojmë çdo gjë që thotë Bibla? [Presim përgjigjen.] Ky artikull shqyrton nëse arkeologjia dhe historia botërore vërtetojnë atë që thotë Bibla për Egjiptin e lashtë.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 15.
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«Mjaft njerëz besojnë se në botën frymore ka qenie inteligjente që ndikojnë në jetën tonë. Po ju çfarë mendoni? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Zbulesën 12:7-9.] Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për ata që jetojnë në botën frymore, si ndikojnë te ne dhe nëse mund të komunikojmë me ta apo jo.»
Zgjohuni! dhjetor
«A keni menduar ndonjëherë përse festohen më 25 dhjetor Krishtlindjet ndërkohë, që Bibla nuk e thotë se kur lindi Jezui? [Presim përgjigjen.] Sipas këtij shkrimi, Jezui nuk mund të ketë lindur në dimër. [Lexojmë Lukën 2:8.] Kjo revistë tregon origjinën e disa zakoneve të përhapura të Krishtlindjeve.»