BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/11 f. 4-6
  • A ‘mund të kaloni në Maqedoni’?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ‘mund të kaloni në Maqedoni’?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • A mund të kalosh në Maqedoni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • A mund të shërbesh në një fushë të huaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • A duhet të jetoj jashtë shtetit?
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 8/11 f. 4-6

A ‘mund të kaloni në Maqedoni’?

1. Çfarë i shtyu Pavlin dhe shokët e tij të shkonin në Maqedoni?

1 Aty nga viti 49 i e. s., apostulli Pavël u nis nga Antiokia e Sirisë për udhëtimin e tij të dytë misionar. Kishte për qëllim të vizitonte Efesin dhe qytete të tjera në Azinë e Vogël. Por, me anë të frymës së shenjtë pa një vegim ku mori ftesën ‘të kalonte në Maqedoni’. Ai dhe shokët e tij pranuan me kënaqësi dhe patën privilegjin të themelonin kongregacionin e parë në atë zonë. (Vep. 16:9, 10; 17:1, 2, 4) Sot, në disa pjesë të fushës mbarëbotërore të predikimit, ka vërtet nevojë për më shumë punëtorë në korrje. (Mat. 9:37, 38) A keni mundësi të ndihmoni edhe ju?

2. Pse disa nuk e kanë menduar seriozisht të shkojnë në një vend tjetër?

2 Ndoshta keni frymën misionare të Pavlit, por nuk e keni menduar seriozisht të transferoheni në një vend tjetër. Për shembull, mbase nuk është e mundur të stërviteni në Shkollën e Galaadit ngaqë nuk keni moshën e përshtatshme, jeni motër beqare ose keni fëmijë të vegjël. Mund të mos keni menduar të transferoheni në një vend tjetër sepse druheni se nuk mësoni dot një gjuhë të huaj. Ose mund të jeni imigrant për arsye ekonomike dhe prandaj ngurroni të shkoni diku tjetër. Megjithatë, pasi të luteni e ta mendoni mirë, mund të arrini në përfundimin se këto arsye s’kanë pse t’ju pengojnë që të shkoni atje ku ka nevojë.

3. Pse nuk është kusht stërvitja si misionar për të qenë predikues të suksesshëm në një vend tjetër?

3 A është kusht stërvitja si misionar? Çfarë i aftësoi Pavlin dhe shokët e tij të kishin sukses? Ata u mbështetën te Jehovai dhe fryma e shenjtë. (2 Kor. 3:1-5) Prandaj, edhe nëse rrethanat nuk ju lejojnë të merrni një stërvitje të veçantë, prapëseprapë mund të jeni predikues të suksesshëm në një vend të huaj. Mos harroni edhe se tashmë merrni stërvitje të vazhdueshme nëpërmjet Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjeve të Shërbimit. Dhe, nëse synoni të bëni Galaadin ose ndonjë shkollë tjetër të ngjashme, duke u transferuar në një vend tjetër për të provuar shërbimin si misionar do të fitoni një përvojë që do t’ju vlejë më vonë nëse pranoheni për stërvitje të mëtejshme.

4. Pse të moshuarit nuk duhet ta përjashtojnë idenë e predikimit në një vend të huaj?

4 Të moshuarit: Të moshuarit e pjekur frymësisht që gëzojnë shëndet disi të mirë, mund të jenë një pasuri e çmuar në vendet ku ka nevojë. A keni dalë në pension? Edhe disa që marrin një pension modest, arrijnë t’ia dalin mjaft mirë në një nga vendet në zhvillim ku shpenzimet, përfshirë kostoja e kujdesit mjekësor cilësor, janë shumë më të ulëta se në vendin e vet.

5. Tregoni përvojën e një vëllai pensionist që u transferua në një vend të huaj.

5 Një vëlla pensionist nga një vend anglishtfolës, i cili është plak kongregacioni dhe pionier, u transferua në një zonë turistike të njohur në Azinë Juglindore për të ndihmuar një grup anglishtfolës me nëntë lajmëtarë. Grupi u predikonte 30.000 të huajve që jetonin në atë zonë. Brenda dy vjetëve, numri i të pranishmëve në mbledhje arriti në 50 veta. Vëllai shkruan: «Transferimi këtu më ka sjellë bekimet më të mrekullueshme që kam pasur ndonjëherë. Nuk mjafton koha të tregoj as një pjesë të vogël të tyre.»

6. Tregoni përvojën e një motre beqare që shkoi në një vend ku nevoja ishte më e madhe.

6 Motrat beqare: Jehovai i ka përdorur jashtë mase motrat për të përhapur lajmin e mirë në vende ku nevoja është më e madhe. (Psal. 68:11) Një motër beqare në moshë të re kishte synim të zgjeronte shërbimin në një vend të huaj, por prindërit me të drejtë kishin merak për sigurinë e saj. Kështu që ajo zgjodhi një vend që ishte i stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht, i shkroi zyrës së degës dhe mori informacione të dobishme e specifike. Gjatë gjashtë vjetëve që jetoi në atë vend, pati shumë bekime. Ajo shprehet: «Në vendin tim, mundësitë për të gjetur studime do të ishin të pakta. Por shërbimi ku kishte më shumë nevojë, më dha mundësinë të drejtoja mjaft studime dhe të aftësohesha më tepër në mësimdhënie.»

7. Tregoni përvojën e një familjeje që shkoi në një vend të huaj.

7 Familjet: Nëse keni fëmijë, a përbën kjo medoemos një pengesë që të mos shkoni në një vend të huaj për të çuar përpara lajmin e mirë? Një çift me dy fëmijë të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, vendosën ta provonin. Mamaja shkruan për përvojën e tyre: «Jemi mirënjohës që i rritëm fëmijët këtu, sepse ata shoqëroheshin me pionierë specialë dhe misionarë. Jeta jonë është pasuruar ngaqë kemi shërbyer ku ka më shumë nevojë.»

8. A është e mundur të shërbesh në një vend tjetër pa mësuar një gjuhë të huaj? Shpjego.

8 Shqetësimi për gjuhën: A ngurroni të shkoni në një vend tjetër vetëm nga frika se nuk mësoni dot një gjuhë të huaj? Ka të ngjarë që gjuha juaj të flitet edhe në vende të tjera ku ka nevojë për më shumë predikues për Mbretërinë. Një çift anglishtfolës u shpërngulën në një vend ku flitej spanjisht dhe që kishte një numër të konsiderueshëm imigrantësh anglishtfolës. Këtë e bënë pasi morën informacione nga zyra e degës në lidhje me disa kongregacione anglishtfolëse që kishin nevojë, zgjodhën njërin dhe e vizituan dy herë. U kthyen në shtëpi, pakësuan shpenzimet mujore dhe kursyen për një vit. Kur ishin gati për t’u shpërngulur, vëllezërit në atë zonë i ndihmuan të gjenin shtëpi me një çmim që mund ta përballonin.

9, 10. Çfarë mundësie mund të shqyrtojnë ata që kanë emigruar nga vendi i tyre dhe përse?

9 Emigrantët: A keni emigruar nga vendi juaj, ndoshta para se të merrnit të vërtetën? Mund të ketë shumë nevojë për punëtorë në të korrat e vendit tuaj. A mund të shqyrtoni mundësinë për t’u kthyer që të ndihmoni? Ka të ngjarë që ju ta keni më të lehtë të gjeni punë dhe strehim sesa dikush që vjen nga një vend tjetër. Ndoshta tashmë e flitni gjuhën vendëse. Për më tepër, njerëzit mund ta presin më mirë mesazhin për Mbretërinë nga ju, sesa nga dikush që e shohin si të huaj.

10 Një djalë nga Shqipëria shkoi në Itali si refugjat, gjeti një punë të mirë dhe i dërgonte para familjes në Shqipëri. Pasi mori të vërtetën, filloi t’i mësonte shqip një grupi pionierësh specialë italianë që do të shkonin në Shqipëri për të shërbyer atje ku kishte më shumë nevojë. Ky vëlla shkruan: «Ata po shkonin pikërisht në territorin që kisha lënë unë. Nuk e dinin gjuhën dhe ishin entuziastë për të shkuar atje. Kurse unë shqipen e kisha gjuhën amtare dhe isha rritur me kulturën shqiptare. Ç’po bëja në Itali?» Kështu vendosi të kthehej në Shqipëri për të ndihmuar për përhapjen e lajmit të mirë. Ai thotë: «A më vjen keq që hoqa dorë nga puna dhe paratë në Itali? Për asnjë moment! Në Shqipëri gjeta punë të vërtetë. Sa për mua, puna që ka vërtet rëndësi e që të sjell gëzim të përhershëm, është t’i shërbesh Jehovait me gjithçka që ke!»

11, 12. Çfarë duhet të bëjnë ata që mendojnë të shkojnë në një vend të huaj?

11 Si të veproni? Para se të shkonte në Maqedoni, Pavli dhe shokët e tij kishin ndër mend të udhëtonin drejt perëndimit, por ‘fryma e shenjtë i ndaloi’, kështu që morën rrugën drejt veriut. (Vep. 16:6) Kur ishin afër Bitinisë, Jezui nuk i lejoi. (Vep. 16:7) Jehovai, me anë të Jezuit, vazhdon të mbikëqyrë veprën e predikimit. (Mat. 28:20) Prandaj, nëse po mendoni të shkoni në një vend tjetër, kërkoni drejtimin e Jehovait me anë të lutjes.​—Luka 14:28-30; Jak. 1:5; shih kutinë «Si ta kuptoni nëse vendi që keni piketuar ka nevojë?»

12 Kërkojuni pleqve ose të krishterëve të tjerë të pjekur që t’ju thonë mendimet e tyre të sinqerta. (Prov. 11:14; 15:22) Lexoni materialet në botimet tona që flasin për shërbimin në një vend të huaj dhe bëni kërkime për ndonjë vend që keni piketuar. A mund të bëni një vizitë në vendin që keni zgjedhur, ndoshta për më tepër se disa ditë? Nëse po e mendoni seriozisht të shkoni në një vend tjetër, mund t’i shkruani zyrës së degës të atij vendi për më shumë informacion, duke përdorur adresën në Librin vjetor të vitit të fundit. Megjithatë, në vend që t’ia dërgoni direkt letrën zyrës së degës, jepjani pleqve të kongregacionit tuaj, që të shtojnë komentet e tyre para se ta dërgojnë.​—Shih Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqet 111-112.

13. Për çfarë mund t’ju ndihmojë zyra e degës, por çfarë keni ju si përgjegjësi?

13 Zyra e degës do t’ju dërgojë informacione të dobishme për vendin që t’ju ndihmojë të merrni vendime, por nuk mund t’ju ndihmojë për letrat e garancisë, t’ju sigurojë lejeqëndrimin, vizën a formularë të tjerë ligjorë ose vendstrehimin. Këto janë çështje personale që duhet t’i shqyrtoni me kujdes para se të transferoheni. Për më tepër, ju keni përgjegjësinë të kontaktoni me ambasadat ose konsullatat që të mësoni kërkesat për të marrë një vizë ose leje për punësim. Ata që do të transferohen, duhet të jenë në gjendje të kujdesen për nevojat e tyre dhe për kërkesat ligjore.​—Gal. 6:5.

14. Për çfarë duhet të tregohet kujdes kur bëhet fjalë për të vizituar ose për t’u transferuar në një vend ku vepra është e kufizuar?

14 Vendet ku vepra jonë është e kufizuar: Në disa shtete, vëllezërit dhe motrat e vendit duhet të tregohen tepër të matur në adhurimin e tyre. (Mat. 10:16) Lajmëtarët që i vizitojnë ose transferohen atje, pa dashje mund të tërheqin vëmendje të panevojshme ndaj veprimtarisë sonë dhe të vënë në rrezik vëllezërit e vendit. Nëse po mendoni të shkoni në një vend të tillë, ju lutemi t’i shkruani zyrës së degës të vendit tuaj nëpërmjet trupit të pleqve para se të filloni përgatitjet.

15. Si mund ta zgjerojnë shërbimin në vendin e tyre ata që nuk mund të shërbejnë në një vend tjetër për shkak të rrethanave?

15 Nëse nuk keni mundësi: Nëse nuk keni mundësi të shkoni në një vend tjetër, mos u shkurajoni. Ndoshta ju hapet një tjetër «derë e gjerë që çon në aktivitet». (1 Kor. 16:8, 9) Mbikëqyrësi juaj qarkor mund të jetë në dijeni të nevojave në një territor afër shtëpisë suaj. Ndoshta mund të ndihmoni një kongregacion ose grup të gjuhës së huaj që e keni afër. Ose mund të jeni në gjendje të zgjeroni shërbimin në kongregacionin ku jeni. Pavarësisht nga rrethanat, e rëndësishme është që të bëjmë një adhurim me gjithë shpirt.​—Kolos. 3:23.

16. Çfarë qëndrimi duhet të kemi ndaj atyre që dëshirojnë të shërbejnë në një vend tjetër?

16 A njihni ndonjë të krishterë frymësisht të pjekur që ka synim të shërbejë në një vend të huaj? Nëse po, përkraheni dhe inkurajojeni. Antiokia e Sirisë ishte qyteti i tretë më i madh në Perandorinë Romake (pas Romës dhe Aleksandrisë) kur Pavli u largua prej aty. Me një territor kaq të madh, kongregacioni i Antiokisë ka të ngjarë të ketë pasur nevojë për ndihmën e Pavlit dhe do t’i këpuste malli për të nëse ai do të largohej. Megjithatë, Bibla nuk tregon se vëllezërit atje e nxitnin që të mos largohej. Në vend që të tregoheshin mendjengushtë e të mendonin vetëm për territorin e tyre, ata nuk harronin se «ara është bota».​—Mat. 13:38.

17. Për ç’arsye ia vlen të mendoni seriozisht ‘të kaloni në Maqedoni’?

17 Pavli dhe shokët e tij u bekuan shumë ngaqë e mirëpritën ftesën për të shkuar në Maqedoni. Ndërsa qëndronin në qytetin maqedonas të Filipisë, takuan Lidian dhe «Jehovai ia hapi plotësisht zemrën, që t’i pranonte gjërat që po thoshte Pavli». (Vep. 16:14) Imagjinoni gëzimin e Pavlit dhe të shokëve të tij misionarë kur Lidia dhe e gjithë familja e saj u pagëzuan! Në shumë vende, ka njerëz me zemër të sinqertë si Lidia që nuk e kanë dëgjuar akoma mesazhin për Mbretërinë. Nëse ‘kaloni në Maqedoni’, mund t’i gjeni e t’i ndihmoni këta njerëz dhe kjo do t’ju falë gëzim.

[Kutia në faqen 5]

Si ta kuptoni nëse vendi që keni piketuar ka nevojë?

• Hidhini një sy Librit vjetor të vitit të fundit. Shikoni me vëmendje raportin e lajmëtarëve me numrin e popullsisë.

• Me anë të Treguesit, kërkoni artikuj dhe përvoja nga ai vend.

• Bisedoni me lajmëtarë që kanë qenë për vizitë ose kanë jetuar atje.

• Nëse keni piketuar një vend që ju jep mundësinë të predikoni në gjuhën tuaj amtare, shqyrtoni burime informacioni si për shembull Internetin, për të kuptuar se sa është numri i atyre që flasin gjuhën tuaj në atë vend.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo