BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/11 f. 2
  • Jehovai po na stërvit për këtë vepër

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai po na stërvit për këtë vepër
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Si nxjerrim dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Përfito nga programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 1999
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 9/11 f. 2

Jehovai po na stërvit për këtë vepër

1. Çfarë bën Jehovai kur na jep një caktim?

1 Sa herë që Jehovai u jep njerëzve një caktim, ai u jep edhe ndihmën e nevojshme për ta përmbushur. Për shembull, kur Jehovai i tha Noesë të ndërtonte një arkë, diçka që Noeja nuk e kishte bërë kurrë më parë, ai i tregoi edhe si ta bënte. (Zan. 6:14-16) Kur Moisiu, bariu zemërbutë, u caktua të shkonte te pleqtë e Izraelit dhe te faraoni, Jehovai e siguroi: «Unë do të jem me gojën tënde e do të të mësoj se ç’duhet të thuash.» (Dal. 4:12) Edhe në caktimin tonë për të predikuar lajmin e mirë, Jehovai nuk na ka lënë vetëm. Ai po na stërvit për këtë vepër me anë të Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe Mbledhjes së Shërbimit. Si mund të nxjerrim dobi nga kjo stërvitje?

2. Si mund të nxjerrim dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik?

2 Shkolla e Shërbimit Teokratik: Para se të shkoni në mbledhje, studioni materialin e programuar. Pastaj ndërsa shihni se si e zhvillojnë këtë material studentët në fjalimet e tyre, do të mprehni kuptueshmërinë tuaj në mësimdhënie. (Prov. 27:17) Merrni me vete në mbledhje librin Shkolla e Shërbimit dhe përdoreni si libër pune. Sa herë që mbikëqyrësi i shkollës i referohet librit pas fjalimit të çdo studenti, nënvizo pikat kryesore që dëshiron të zbatosh dhe përdor hapësirat anës faqes për të mbajtur shënime. Megjithatë, mënyra më e mirë për të nxjerrë dobi nga kjo shkollë, është duke marrë pjesë. A jeni regjistruar? Pasi merrni caktimin për një fjalim, përgatituni mirë dhe zbatojini këshillat që merrni. Ato që keni mësuar, përdorini në shërbim.

3. Çfarë do të na ndihmojë të nxjerrim dobi nga Mbledhja e Shërbimit?

3 Mbledhja e Shërbimit: Do t’i mbajmë mend më mirë sugjerimet e paraqitura gjatë mbledhjes nëse e lexojmë materialin që më përpara dhe nëse përgatitim komente. Nëse bëjmë komente të shkurtra, shumë të tjerë do të kenë mundësi të komentojnë. Kushtojini vëmendje demonstrimeve dhe përdorni sugjerimet që mendoni se do t’ju ndihmojnë të jeni më të efektshëm në shërbim. Mbani një kopje të artikujve të rëndësishëm nga Shërbimi ynë i Mbretërisë për t’iu referuar në të ardhmen.

4. Pse duhet të përfitojmë nga stërvitja teokratike?

4 Ashtu si caktimet që morën Noeja dhe Moisiu, caktimi ynë për të predikuar lajmin e mirë në gjithë tokën e banuar, është sfidues. (Mat. 24:14) Mund të kemi sukses nëse mbështetemi te Jehovai, Mësuesi ynë i Madh, dhe nëse përfitojmë nga stërvitja që na siguron.​—Isa. 30:20.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo