Kutia e pyetjes
◼ A duhet bërë lutje gjatë një studimi te dera?
Fillimi dhe mbyllja e një studimi biblik me lutje, ka shumë të mira. Me anë të lutjes i kërkojmë Jehovait që fryma e shenjtë të na drejtojë gjatë studimit. (Luka 11:13) Lutja e ndihmon studentin të kuptojë seriozitetin e studimit biblik dhe të mësojë si të lutet. (Luka 6:40) Prandaj, është mirë të fillojmë të lutemi me të sa më shpejt të jetë e mundur. Por, ngaqë rrethanat ndryshojnë, drejtuesi i studimit duhet të përdorë aftësi dalluese për të vendosur nëse duhet bërë lutje gjatë një studimi te dera.
Një faktor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh është vendi ku bëhet studimi. Nëse ka njëfarë qetësie, me maturi mund të bëhet një lutje e shkurtër në fillim dhe në fund të një studimi të rregullt. Por, nëse lutja do të tërhiqte vëmendjen e të tjerëve ose do ta vinte studentin në siklet, është më mirë të presim derisa studimi të zhvillohet në një vend më të përshtatshëm. Pavarësisht se ku zhvillohet studimi, duhet të përdorim gjykim të shëndoshë për të përcaktuar se kur mund të filloni të bëni lutje.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2005, faqja 4.