BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/13 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • A më nevojitet një telefon celular?
    Zgjohuni!—2002
  • Tregoni respekt dhe kurseni kur përdorni teknologjinë
    Zgjohuni!—2009
  • Vërshim teknologjik
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 4/13 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Cilat parime biblike zbatohen për përdorimin e celularit kur jemi në mbledhjet e krishtere dhe në shërbim?

«Për çdo gjë ka një kohë të caktuar.» (Ekl. 3:1): Celularët na japin mundësi të flasim me të tjerë e të dërgojmë mesazhe pothuajse në çdo kohë. Megjithatë, ka raste kur të krishterët nuk duan të shpërqendrohen nga celulari. Për shembull, mbledhjet janë një kohë për të adhuruar Jehovain, për të marrë udhëzime frymore dhe për të inkurajuar njëri-tjetrin. (Ligj. 31:12; Psal. 22:22; Rom. 1:11, 12) A mund ta fikim celularin kur arrijmë në mbledhje e t’i lexojmë mesazhet pasi largohemi prej saj? Nëse presim ndonjë telefonatë urgjente dhe na duhet ta mbajmë celularin hapur, duhet ta vëmë në një gjendje që nuk shqetëson të tjerët.

‘Çdo gjë e bëjmë për hir të lajmit të mirë.’ (1 Kor. 9:23): Ndonjëherë, mund ta përdorim në mënyrë të dobishme celularin në shërbim. Për shembull, një vëlla që merr drejtimin mund ta përdorë për t’u lidhur me lajmëtarët e grupit të tij që po predikojnë në pjesë të tjera të territorit. Lajmëtarët, nganjëherë e përdorin celularin për të telefonuar një të interesuar ose një student të Biblës para se të shkojnë, sidomos kur personi banon larg. Nëse kemi celular me vete, duhet të marrim masa që të mos na ndërpresë kur flasim me të zotin e shtëpisë. (2 Kor. 6:3) Kur presim lajmëtarët e tjerë, në vend që t’i telefonojmë ose t’i shkruajmë mesazh ndonjë shoku, a nuk do të ishte më mirë të përqendroheshim te shërbimi dhe tek ata me të cilët jemi në predikim?

Tregoni respekt për të tjerët. (1 Kor. 10:24; Filip. 2:4): Kurrë nuk duam të jemi persona që nuk e vrasim shumë mendjen nëse arrijmë apo jo në mbledhjet për shërbim, me mendimin që thjesht mund t’i telefonojmë ose t’i dërgojmë mesazh dikujt për të marrë vesh ku po predikon grupi ynë. Nëse mbërrijmë me vonesë, shpesh grupi duhet organizuar nga e para. Sigurisht, me raste, mund të na dalin gjëra që s’i kemi në dorë dhe vonohemi. Gjithsesi, kur e bëjmë zakon të arrijmë në kohë tregojmë respekt për masat që ka marrë Jehovai, për vëllanë që merr drejtimin dhe për lajmëtarët e tjerë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo