Kujt do t’i interesonte ky artikull?
1. Për çfarë duhet të mendojmë kur lexojmë revistat Kulla e Rojës e Zgjohuni!, dhe pse?
1 Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! përgatiten duke pasur në mendje veprën në mbarë botën. Prandaj, artikujt trajtojnë një shumëllojshmëri temash. Ndërsa lexojmë secilin artikull në kopjen tonë personale, duhet të mendojmë se cilëve në veçanti do t’u interesonte dhe pastaj të vëmë synim t’ua ofrojmë këtyre personave.
2. Cilat tema që trajtohen në revistat tona mund t’u interesojnë të tjerëve?
2 A trajton numri i fundit i Kullës së Rojës një temë që e ke diskutuar më parë me një koleg pune? A ka ndonjë artikull për jetën familjare që do të ndihmonte një të afërmin tënd? A njeh dikë që po planifikon të shkojë në një vend për të cilin është folur te Zgjohuni!? A do të ishte tërheqëse ndonjëra prej revistave për disa biznese ose institucione shtetërore në territorin tënd? Për shembull, revistat që flasin për vështirësitë që hasin të moshuarit mund të ngjallin shumë interes nëpër azile. Kurse organeve të rendit mund t’u interesojnë revistat që flasin për krimin.
3. Thoni një përvojë që tregon sa e dobishme është t’u ofrojmë revista me tema specifike personave që mendojmë se do t’u interesojë përmbajtja e tyre.
3 Disa rezultate: Pasi morën revistën Zgjohuni! të tetorit 2011, me temë «Si të rritim fëmijë të përgjegjshëm», një çift në Afrikën e Jugut i telefonoi 25 shkollave në territorin e kongregacionit. Njëzet e dy prej tyre pranuan disa kopje dhe ua shpërndanë nxënësve. Një çift tjetër, po në atë shtet, kishte të njëjtën ide dhe shpërndanë disa kopje nëpër shkollat e territorit të tyre. Mësuesit e një shkolle vendosën t’i përdornin këto revista gjatë programit mësimor. Çifti ia tha përvojën mbikëqyrësit qarkor. Pastaj, ai i inkurajoi kongregacionet e qarkut të tij t’ua ofronin revistën shkollave që kishin në territor. Zyra e Degës mori kaq shumë kërkesa për kopje të tjera të revistës sa u desh që ky numër të shtypej sërish.
4. Pse duam t’ua ofrojmë revistat sa më shumë njerëzve?
4 Revistat tona tregojnë domethënien e vërtetë të ngjarjeve të tanishme dhe e drejtojnë vëmendjen te Bibla dhe te Mbretëria e Perëndisë. Ato janë të vetmet revista në botë që ‘shpallin shpëtimin’. (Isa. 52:7) Prandaj duam t’ua ofrojmë sa më shumë njerëzve. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të pyesim veten: «Kujt do t’i interesonte ky artikull?»