BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/13 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • Bisedë përmbyllëse me kandidatët për pagëzim
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Shtojca
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 7/13 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Deri në ç’masë duhet të marrë pjesë në mbledhjet e kongregacionit dhe në shërbim një lajmëtar i papagëzuar para se të miratohet për pagëzim?

Pagëzimi është vendimi më i rëndësishëm që merr një njeri. Prandaj, para se një individ të miratohet për pagëzim, duhet të ketë një kuptueshmëri të mjaftueshme për kërkesave të Perëndisë. Gjithashtu, duhet të ketë treguar tashmë se është i vendosur të jetojë në përputhje me këto kërkesa.

Të krishterët urdhërohen të mos i braktisin mbledhjet, prandaj lajmëtari i papagëzuar duhet të ketë treguar tashmë se i ndjek me zell mbledhjet e krishtere, dhe në përgjithësi merr pjesë me komente. (Hebr. 10:24, 25) Ka të ngjarë të jetë regjistruar në Shkollën e Shërbimit Teokratik, edhe pse kjo nuk është një kërkesë.

Gjithashtu, të krishterëve u është dhënë urdhri të predikojnë lajmin e mirë e të bëjnë dishepuj, prandaj një lajmëtar i papagëzuar duhet të marrë pjesë rregullisht në shërbim para se të pagëzohet. (Mat. 24:14; 28:19, 20) Sa muaj duhet të kalojë si lajmëtar para se të pagëzohet? Logjikisht, duhet t’i jepet kohë e mjaftueshme për të treguar se është vërtet i vendosur të marrë pjesë rregullisht dhe me zell në shërbim muaj pas muaji. (Psal. 78:37) Gjithsesi, nuk duhet të kalojë shumë kohë nga momenti kur nis shërbimin deri sa të kualifikohet për pagëzim, ndoshta vetëm disa muaj. Sa orë duhet të raportojë? Nuk ka rregulla të prera për këtë. Pleqtë duhet të marrin parasysh rrethanat unike të secilit lajmëtar dhe të jenë të arsyeshëm e të ekuilibruar.​—Luka 21:1-4.

Pleqtë (ose shërbëtorët ndihmës në kongregacionet me shumë pak pleq) që bisedojnë me kandidatin për pagëzim nuk duhet të harrojnë se çdo njeri është ndryshe, prandaj duhet të përdorin gjykim të mirë kur përcaktojnë nëse kualifikohet apo jo për pagëzim. Lajmëtari duhet të ketë dëshirë të madhe të jetë Dëshmitar i Jehovait, duhet të tregojë çmueshmëri për privilegjin që shoqërohet me organizatën e Tij dhe duhet të marrë pjesë në shërbim. Pleqtë duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre aspekteve. Nga ana tjetër, e kuptojnë se ai nuk ka arritur ende pjekurinë frymore ose aftësitë e një lajmëtari të pagëzuar e me përvojë. Nëse pleqtë mendojnë se kandidati nuk kualifikohet për pagëzim, me dashamirësi duhet t’i tregojnë arsyet biblike dhe t’i sigurojnë ndihmë frymore.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo