BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/14 f. 1
  • Gushti, muaj historik plot aktivitet!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gushti, muaj historik plot aktivitet!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Më shumë mundësi për të përlëvduar Jehovain
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Kërkohen 500 pionierë ndihmës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • A do ta bëjmë përsëri? Një tjetër thirrje për pionierë ndihmës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 6/14 f. 1

Gushti, muaj historik plot aktivitet!

Në mbarë botën do të shpërndahet një fletushkë e re

1. Çfarë fushate speciale do të mbahet në mbarë botën teksa i afrohemi 100-vjetorit të Mbretërisë?

1 Po afron 100-vjetori i lindjes së Mbretërisë së Perëndisë. Sa e përshtatshme është që ta nderojmë Jehovain me anë të një fushate speciale! Gjatë gushtit do të marrim pjesë në shpërndarjen globale të fletushkës së re me titull Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës? Kjo fletushkë i nxit lexuesit që t’i drejtohen Biblës për përgjigjet dhe shpjegon si mund t’i ndihmojë siti jw.org.

2. Si mund të kontribuojmë në ‘britmën e fortë të lëvdimit ndaj Jehovait’ gjatë gushtit?

2 Një britmë e fortë lëvdimi: Për t’i ndihmuar lajmëtarët të zgjerojnë shërbimin, është marrë një masë e veçantë për të gjithë ata që duan të shërbejnë si pionierë ndihmës në gusht. Atë muaj lajmëtarët e pagëzuar do të kenë mundësi të jenë pionierë ndihmës me 30 orë. Meqë gushti ka pesë të premte, të shtuna e të diela, shumë lajmëtarë që gjatë javës janë në punë do të kenë mundësi të shërbejnë si pionierë ndihmës. Edhe të rinjtë mund t’i shfrytëzojnë mirë pushimet e verës për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë gushtit. Nëse ke një student biblik që po bën përparim ose një fëmijë që ka qejf të dalë lajmëtar, fol menjëherë me koordinatorin e trupit të pleqve. Sa inkurajuese do të ishte për këta që të bashkohen me ne si lajmëtarë gjatë këtij muaji të paharrueshëm! Ndonëse shumë pionierë të rregullt marrin pushime gjatë gushtit, pasi e kanë plotësuar kuotën vjetore të orëve, ndoshta mund ta ndryshojnë programin me qëllim që të marrin plotësisht pjesë në këtë fushatë speciale. Tani është koha që familjet të bisedojnë si të japin kontributin e tyre në ‘britmën e fortë të lëvdimit ndaj Jehovait’ gjatë gushtit.​—Ezd. 3:11; Prov. 15:22.

3. Çfarë shpresojmë për këtë fushatë speciale?

3 Ndonëse kemi marrë pjesë në fushata të ngjashme në të kaluarën, shpresojmë që kjo fushatë të jetë historike. A mund të arrijmë maksimume të reja të orëve, të lajmëtarëve dhe të pionierëve ndihmës gjatë gushtit? Ndërsa mbarojmë vitin e shërbimit 2014, Jehovai i bekoftë përpjekjet e popullit të tij anekënd botës për ta bërë gushtin muajin e dëshmisë më të madhe që është dhënë ndonjëherë!​—Mat. 24:14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo