BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/14 f. 2-3
  • Një shekull që lajmërojmë Mbretërinë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një shekull që lajmërojmë Mbretërinë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • 1914-2014: Njëqind vjet të qeverisjes së Mbretërisë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • 100 vjet të sundimit të Mbretërisë​—⁠Si ndikon kjo te ti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Pse duhet të të interesojë Mbretëria e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Popull që predikon—Shërbëtorët paraqiten vullnetarisht
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 8/14 f. 2-3

Një shekull që lajmërojmë Mbretërinë!

1. Çfarë nxitjeje mori populli i Jehovait thuajse një shekull më parë?

1 «Vështroni, Mbreti po mbretëron! Ju jeni lajmëtarët e tij. Prandaj lajmëroni, lajmëroni, lajmëroni Mbretin dhe Mbretërinë e tij.» Me këto fjalë nxitëse të vëlla Radhërfordit afro një shekull më parë, populli i Jehovait mori shtysën për të përhapur mesazhin e Mbretërisë në mbarë tokën. Dhe tamam kështu bëmë! Ashtu si të krishterët e hershëm, ua kemi predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë «të gjitha krijesave nën qiell». (Kolos. 1:23) Duke menduar për njëqind vitet e kaluara, çfarë kemi bërë për të lajmëruar Mbretërinë e Perëndisë? Si mund të vazhdojmë ta shpallim ndërsa i afrohemi 100-vjetorit të lindjes së Mbretërisë?

2. Si e ka shpallur Mbretërinë e Perëndisë literatura jonë?

2 Shohim nga e shkuara: Për dekada me radhë, literatura jonë ka shpallur Mbretërinë e Perëndisë. Që nga 1939-a revista jonë kryesore ka pasur titullin Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait. Kjo revistë ka folur vazhdimisht për Mbretërinë dhe për atë që do të bëjë ajo. Edhe revista Zgjohuni! thekson se Mbretëria e Perëndisë është e vetmja shpresë për njerëzimin. Sa mirë që sot këto janë dy revistat më të përkthyera e më të përhapura në botë!—Zbul. 14:6.

3. Cilat janë disa nga metodat që kemi përdorur për të lajmëruar Mbretërinë?

3 Populli i Jehovait ka përdorur metoda të ndryshme për të lajmëruar Mbretërinë. Në fillimet e veprës kemi përdorur makinat me altoparlantë, transmetimet në radio dhe gramafonat portativë. Këto metoda na ndihmuan t’ia çonim lajmin e mirë një publiku të gjerë në një kohë kur kishte relativisht pak lajmëtarë të Mbretërisë. (Psal. 19:4) Vitet e fundit kemi botuar informacione në jw.org, duke ua shpallur kështu Mbretërinë miliona vetave—përfshirë atyre që jetojnë në vende ku vepra jonë është e kufizuar.

4. Në cilat iniciativa të veçanta kemi marrë pjesë?

4 Populli i Jehovait është angazhuar edhe në iniciativa të veçanta për të përhapur mesazhin e Mbretërisë. Për shembull, duke nisur nga mesi i viteve 90 të shekullit të 20-të, shërbimit shtëpi më shtëpi i shtuam edhe dëshminë në parqe, vende parkimi dhe në territore tregtare. Kohët e fundit, kemi organizuar dëshminë publike speciale në metropol nëpër qytetet e mëdha të botës. Për më tepër, shumë kongregacione po marrin pjesë në dëshminë publike në territorin e tyre duke përdorur stenda dhe tryeza të sistemuara në zona me shumë lëvizje. Sigurisht, shërbimi shtëpi më shtëpi vazhdon të jetë metoda kryesore e veprës sonë të predikimit të Mbretërisë.—Vep. 20:20.

5. Çfarë mundësish do t’u ofrojë ky vit i ri shërbimi shumicës prej nesh?

5 Shohim nga e ardhmja: Me fillimin e vitit të ri të shërbimit në shtator, shumë do të nisin shërbimin si pionierë të rregullt. A mund të bashkohesh me ta? Nëse jo, a mund të shërbesh si pionier ndihmës herë pas here? Pavarësisht nëse mund të shërbesh si pionier ose jo, me siguri Jehovai do të të bekojë për çdo përpjekje tënden për të marrë pjesë plotësisht në shpalljen e Mbretërisë.—Mal. 3:10.

6. Pse do të jetë i veçantë tetori i 2014-s?

6 Në tetor të 2014-s do të jetë 100-vjetori i lindjes së Mbretërisë. Ja përse, botimi për publikun i Kullës së Rojës i atij muaji do të përqendrohet te Mbretëria e Perëndisë. Pse të mos përpiqemi t’ua shpërndajmë sa më shumë njerëzve? Me sytë drejt së ardhmes, le të vazhdojë secili prej nesh ‘t’ua shpallë lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë’ të gjithë atyre që do të dëgjojnë.—Vep. 8:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo