Të japim «gjëra të mira» me anë të mikpritjes (Mat. 12:35a)
Pa dyshim të gjithë duam t’u japim «gjëra të mira» të tjerëve duke ndjekur «udhën e mikpritjes». (Rom. 12:13) Pleqtë marrin drejtimin duke marrë masa që oratorët vizitues të mikpriten dhe t’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit. Por, individualisht mund të ngurrojmë të tregojmë mikpritje ngaqë s’kemi shumë të ardhura ose ngaqë jemi në siklet kur na vijnë njerëz në shtëpi. Nëse marrim për zemër këshillën që Jezui i dha Martës, do të arrijmë t’i kapërcejmë këto ndjenja. (Luka 10:39-42) Ai theksoi se ‘pjesa e mirë’ e mikpritjes është shoqëria dhe inkurajimi, jo vaktet e sofistikuara apo dekorimi luksoz i shtëpisë. Nëse ia vëmë veshin kësaj këshille, të gjithë mund të ndajmë «gjëra të mira» me vëllezërit tanë në përputhje me Fjalën e Perëndisë.—3 Gjonit 5-8.