A do të jesh i zellshëm si Jehovai dhe Jezui gjatë periudhës së Përkujtimit?
1. Pse bëjnë përpjekje të veçanta Dëshmitarët e Jehovait gjatë periudhës së Përkujtimit?
1 Jehovai e përmbush qëllimin e tij me zell. Duke folur për bekimet e Mbretërisë së Perëndisë, Isaia 9:7 thotë: «Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.» Edhe Biri i Perëndisë gjatë shërbimit në tokë shfaqi zell të madh për adhurimin e vërtetë. (Gjoni 2:13-17; 4:34) Çdo vit, gjatë periudhës së Përkujtimit, miliona lajmëtarë përreth botës bëjnë përpjekje të veçanta që të imitojnë zellin e Jehovait dhe të Jezuit duke bërë më shumë në shërbim. A do të jesh edhe ti njëri prej tyre?
2. Çfarë do të bëjmë nga zelli duke filluar nga 7 marsi?
2 Fushata për Përkujtimin: Fushata për Përkujtimin sivjet do të fillojë të shtunën më 7 mars. Planifiko që tani të marrësh pjesë me zell në shërbim. Kongregacionet do të gumëzhijnë nga entuziazmi ndërsa përpiqen plot gjallëri të mbulojnë sa më shumë territorin. Kujdesuni në mënyrë të veçantë që të ftoni studentët biblikë, rivizitat, shokët e punës e të shkollës dhe të afërmit duke u dhënë një ftesë ose duke përdorur jw.org/sq.
3. Si mund ta zgjerojmë shërbimin gjatë marsit dhe prillit?
3 Shërbimi si pionier ndihmës: Zelli do të na motivojë edhe të zgjerojmë shërbimin. Sigurisht, shumë lajmëtarë do të kenë mundësi të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë marsit dhe prillit meqë do të jetë në dispozicion kuota prej 30 orësh. Herën tjetër që do të bëni adhurimin familjar ose studimin personal, shqyrtoni si ta arrini këtë. (Prov. 15:22) Entuziazmi yt në këtë fushatë mund t’i nxitë të tjerët të marrin pjesë me zell. Duke ndryshuar programin tënd që të bësh më tepër në shërbim, do të imitosh zellin e Jezuit.—Mar. 6:31-34.
4. Cilat janë bekimet nëse imitojmë zellin e Jehovait dhe të Jezuit?
4 Po të imitojmë zellin e Jehovait dhe të Jezuit gjatë periudhës së Përkujtimit, do të shohim mjaft rezultate të mira. Do t’u dëshmohet shumë më tepër njerëzve. Ne vetë do të provojmë gëzimin dhe kënaqësinë që vjen kur i shërbejmë Jehovait dhe kur u japim të tjerëve. (Vep. 20:35) Ç’është më e rëndësishmja, do t’u bëjmë zemrën mal personave më të zellshëm, Perëndisë dhe Birit të tij.