T’i përdorim me efektshmëri veçoritë e librit Çfarë mëson vërtet Bibla?
Teksa mëson çfarë mëson vërtet Bibla dhe e zbaton, studenti i Biblës do të përparojë frymësisht. (Psal. 1:1-3) Mund ta ndihmojmë studentin të përparojë duke përdorur mirë disa veçori të dobishme të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?
Pyetjet në fillim: Çdo kapitull fillon me pyetje që marrin përgjigje gjatë mësimit. Mund t’i bësh këto pyetje në formë retorike që t’i zgjosh kureshtjen për atë që do të studioni. Ose mund ta ftosh studentin të komentojë shkurtimisht për këto pyetje. Nëse shpreh ndonjë ide të gabuar, mos e korrigjo në moment. Nga komentet e tij do të kuptosh cilave pika duhet t’u kushtosh vëmendje e t’u japësh rëndësi.—Prov. 16:23; 18:13.
Shtojca: Nëse studenti e kupton dhe e pranon materialin e kapitullit, mund ta nxitësh të rishikojë vetë shtojcën përkatëse. Herën tjetër mund t’i përdorësh ca minuta për t’u siguruar që e ka kuptuar. Gjithsesi, nëse do të ishte më mirë për të, duhet të marrësh kohë gjatë studimit që ta trajtosh shtojcën ose një pjesë të saj duke lexuar paragrafët dhe duke bërë pyetjet që ke përgatitur paraprakisht.
Kutia përmbledhëse: Kutia përmbledhëse në fund të çdo kapitulli ka përgjigjet e pyetjeve në fillim. Mund ta përdorësh këtë veçori për t’u siguruar që studenti i kupton dhe është në gjendje t’i shpjegojë pikat kryesore. Lexoni me zë çdo përgjigje dhe shkrimet shoqëruese. Pastaj ftoje studentin të përdorë shkrimin (shkrimet) që të shpjegojë pse përgjigjja është e vërtetë.—Vep. 17:2, 3.