‘Të ecim me anë të besimit dhe jo me anë të asaj që shihet’
Pak para rrethimit dhe shkatërrimit përfundimtar të Jerusalemit, apostulli Pavël shkroi se të krishterët, si ushtarë të shkëlqyer të Krishtit, duhej të prisnin vështirësi dhe të mos vinin në vend të parë rehatinë dhe kënaqësinë personale. (2 Tim. 2:3, 4) Meqë këtë botë të paperëndishme do ta zërë gjëma së shpejti, na duhet besim i fortë që të rrimë të përqendruar te gjërat frymore. (2 Kor. 4:18; 5:7) Shihni videon ‘Të ecim me anë të besimit dhe jo me anë të asaj që shihet’. (Shko te jw.org, dhe shiko te BOTIME > VIDEO.) Vëreni si lidhja e tepruar pas gjërave materiale u bë grackë vdekjeprurëse për Nahamin dhe Abitalën. Pastaj rishikoni pyetjet e mëposhtme.
(1) Çfarë ishte ‘gjëja e neveritshme që qëndronte në vend të shenjtë’ në shekullin e parë, dhe çfarë veprimi të vendosur duhej të merrnin të krishterët që jetonin në Jerusalem? (Mat. 24:15, 16) (2) Pse duhej besim që të ikje nga qyteti? (3) Çfarë sakrificash kërkonte ikja? (4) Pse Nahami dhe Abitala u vonuan? (Mat. 24:17, 18) (5) Çfarë sprove tjetër besimi hasi Rakela kur po linte Jerusalemin? (Mat. 10:34-37; Mar. 10:29, 30) (6) Si la Etani një shembull të shkëlqyer besimi te Jehovai? (7) Çfarë vështirësish përjetuan të krishterët në Pelé? (8) Si u dobësua dalëngadalë besimi i Nahamit dhe i Abitalës? (9) Si u kujdes Jehovai për të krishterët që jetonin në Pelé? (Mat. 6:33; 1 Tim. 6:6-8) (10) Si ta imitojmë Abrahamin dhe Sarën teksa përballojmë fundin e këtij sistemi? (Hebr. 11:8-10) (11) Si e bindën veten Nahami dhe Abitala që të ktheheshin në Jerusalem, dhe pse kishte mangësi arsyetimi i tyre? (Luka 21:21) (12) Cili ishte realiteti në Jerusalem kur Nahami dhe Abitala u kthyen? (13) Pse duhet ta forcojmë tani besimin, para se të vijë fundi i këtij sistemi?—Luka 17:31, 32; 21:34-36.
Të ecësh me anë të besimit do të thotë (1) të besojmë te drejtimi i Jehovait, (2) të lejojmë që drejtimi i tij të na udhëheqë hapat dhe (3) të tregojmë se i çmojmë gjërat frymore më shumë se gjërat materiale. Qofshim gjithnjë të vendosur për të ecur me anë të besimit, duke besuar se «bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj, kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë»!—1 Gjon. 2:17.