THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ISAIA 34-37
Besimi i Hezekisë u shpërblye
Mbreti i Asirisë, Senakeribi, dërgoi në Jerusalem rabshakehun që t’i kërkonte qytetit të dorëzohej. Asirianët përdorën taktika të ndryshme për t’i bërë judenjtë të dorëzoheshin pa luftë.
Izolimin. Egjipti nuk do t’ju ndihmojë dot.—Is 36:6
Dyshimin. Jehovai nuk do të luftojë për ju, sepse është i pakënaqur me ju.—Is 36:7, 10
Kërcënimin. S’keni asnjë mundësi të fitoni kundër ushtrisë së fuqishme asiriane.—Is 36:8, 9
Tundimin. Nëse i dorëzoheni Asirisë, do të jetoni më mirë.—Is 36:16, 17
Hezekia tregoi besim të patundur te Jehovai
Ai bëri gjithë sa kishte në dorë që ta përgatiste qytetin për rrethimin
Ai iu lut Jehovait që t’i shpëtonte dhe forcoi besimin e popullit te Jehovai
Besimi i tij u shpërblye kur Jehovai dërgoi një engjëll që të godiste 185.000 luftëtarë asirianë brenda një nate