BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 14-15
  • Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Material i ngjashëm
  • Mrekullitë e Jezuit: Çfarë mund të mësosh prej tyre?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Çfarë mund të mësojmë nga mrekullitë e Jezuit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Ai i donte njerëzit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Mrekullitë​—Të vërteta apo të trilluara?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 14-15
Njerëz nga kombësi të ndryshme gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit në tokën parajsore.

«Toka do të japë prodhimin e saj, se Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»—PSALMI 67:6

Shijo përgjithmonë bekimet e Krijuesit

Perëndia i premtoi profetit Abraham se një nga pasardhësit e tij do t’u sillte bekime ‘gjithë kombeve të tokës’. (Zanafilla 22:18) Kush do të ishte ai pasardhës?

Rreth 2.000 vjet më parë, Perëndia i dha Jezuit, një pasardhësi të Abrahamit, fuqinë për të kryer mrekulli të jashtëzakonshme. Ato mrekulli treguan se premtimi që iu bë Abrahamit, do të vinte te kombet me anë të Jezu Krishtit.—Galatasve 3:14.

Mrekullitë që kreu Jezui, e identifikuan si mjetin që ka zgjedhur Perëndia për të bekuar njerëzimin. Gjithashtu treguan si do ta bekojë përgjithnjë Perëndia njerëzimin nëpërmjet tij. Vër re si dalin në pah cilësitë tërheqëse të Jezuit nga mrekullitë që kreu.

Zemërbutësia: Jezui shëroi të sëmurët.

Një herë, një i lebrosur iu përgjërua Jezuit që ta shëronte. Jezui e preku dhe i tha: «Po, dua!» Menjëherë lebra u zhduk.—Marku 1:40-42.

Bujaria: Jezui ushqeu të uriturit.

Jezui nuk donte që njerëzit të vuanin urie. Më shumë se një herë ushqeu mijëra njerëz, duke shtuar me anë të një mrekullie ca bukë dhe ca peshq të vegjël. (Mateu 14:17-21; 15:32-38) Pasi hëngrën, të gjithë ishin të ngopur, dhe teproi goxha ushqim.

Dhembshuria: Jezui ringjalli të vdekurit.

‘I shtyrë nga keqardhja’, Jezui ktheu në jetë djalin e vetëm të një vejushe të pikëlluar, e cila kishte mbetur njeri pa njeri.—Luka 7:12-15.

BEKIME TË PËRJETSHME NË TOKË

Tashmë Jezui ka treguar se Perëndia ka fuqinë t’i sjellë bekime njerëzimit. Së shpejti, kur Jezui të kthehet, ashtu siç na premtoi, i Plotfuqishmi do të kryejë nëpërmjet tij mrekulli edhe më të mëdha në mbarë tokën.

Si do të jetë jeta në tokë kur Perëndia të plotësojë premtimin që i bëri Abrahamit? Ata që e duan dhe e respektojnë Perëndinë «do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund». (Psalmi 37:11) «Nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—Zbulesa 21:4.

Ç’bekim do të jetë të jetosh përgjithmonë në një tokë paqësore! Ka edhe bekime të tjera që do të sjellë së shpejti Mbretëria e Perëndisë. Të ftojmë të mësosh më shumë në www.pr2711.com.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo