BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb18 gusht f. 8
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Përdorimi i JW.ORG

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Përdorimi i JW.ORG
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Material i ngjashëm
  • Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
    Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • A ke menduar ndonjëherë?
    Zgjohuni!—2019
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
mwb18 gusht f. 8
Një vëlla i tërheq vëmendjen një burri te siti jw.org me anë të kartëvizitës

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Përdorimi i JW.ORG

PSE KA RËNDËSI? Çdo botim i Çantës së mjeteve mësimore i referohet sitit jw.org. Në fakt, qëllimi kryesor i kartëvizitës dhe i fletushkës Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?, është t’i drejtojë njerëzit te siti ynë. Mund ta përdorësh sitin jw.org për të shpërndarë elektronikisht një botim të Çantës së mjeteve mësimore me anë të email-it ose të një linku. Kjo mund të jetë shumë e dobishme kur i japim dëshmi dikujt që flet një gjuhë tjetër. Përveç kësaj, njerëzit mund të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave gjenden në botime që nuk janë pjesë e Çantës së mjeteve mësimore. Nëse jemi në gjendje ta përdorim mirë sitin, mund të jemi më të efektshëm në shërbim.

SI TA ARRISH?

  • Dikush përdor kartëvizitën për të hyrë te siti jw.org

    Kategoria «MËSIME BIBLIKE». Ta zëmë se po i jep dëshmi një prindi që dëshiron më tepër informacion për rritjen e fëmijëve. Shko te MËSIME BIBLIKE > MARTESA DHE FAMILJA.

  • Kategoria «BOTIME». Ta zëmë se po jep dëshmi joformale në shkollë dhe dëshiron t’i japësh një shoku të klasës broshurën Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje. Shko te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA.

  • Kategoria «PËR NE». Ta zëmë se po i dëshmon një kolegu që dëshiron të lexojë një shpjegim të shkurtër për bindjet tona. Shko te PËR NE > PYETJE QË BËHEN MË SHPESH.

SHIHNI VIDEON PËRDORIMI I JW.ORG DHE MË PAS MENDONI SE CILËN FAQE TË SITIT DO TË HAPNI PËR TË NDIHMUAR:

  • një ateist

  • dikë që sapo ka përjetuar një tragjedi

  • një vëlla ose motër joaktive

  • një rivizitë që dëshiron të dijë si financohet vepra jonë

  • një shtetas të huaj që dëshiron të ndjekë një mbledhje në vendin e tij

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo