THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 1-3
Fryma e shenjtë derdhet mbi kongregacionin e krishterë
Shumë judenj që ishin në Jerusalem gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., vinin nga kombe të tjera. (Ve 2:9-11) Megjithëse e zbatonin Ligjin e Moisiut, ata mund të kishin jetuar gjithë jetën në një vend tjetër. (Jr 44:1) Prandaj, nga i foluri dhe nga paraqitja, disa mund të ngjanin më tepër me banorët e vendit nga vinin sesa me judenjtë. Kur u pagëzuan 3.000 veta nga ky grup i madh shumëkombësh, krejt papritur kongregacioni i krishterë u bë tejet i larmishëm. Pavarësisht nga prejardhjet e ndryshme, «ata ishin vazhdimisht së bashku në tempull».—Ve 2:46.
Si mund të tregosh se interesohesh vërtet për . . .
banorët e territorit që janë nga vende të tjera?
vëllezërit dhe motrat e kongregacionit që janë nga vende të tjera?