BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb19 janar f. 7
  • «Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër»
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Material i ngjashëm
  • Të inkurajojmë njëri-tjetrin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Punojnë fort për të na shërbyer
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Mbikëqyrës udhëtues​—bashkëpunëtorë në të vërtetën
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
  • Mbikëqyrës që kullotin kopenë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
mwb19 janar f. 7
Pavli falënderon Perëndinë për vëllezërit që udhëtuan për ta takuar

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

«Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër»

Kur kongregacioni në Romë mori vesh se po vinte Pavli, dërgoi një grup vëllezërish, të cilët udhëtuan thuajse 64 km për ta takuar. Si ndikoi te Pavli dashuria e tyre vetëmohuese? «Kur i pa, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.» (Ve 28:15) Edhe pse Pavli njihej si njeri që u jepte zemër kongregacioneve që vizitonte, si i burgosur, tani ishte ai që mori inkurajim.​—2Ko 13:10.

Mbikëqyrësit qarkorë sot udhëtojnë nga një kongregacion në tjetrin për të inkurajuar vëllezërit dhe motrat. Si të gjithë shërbëtorët e Perëndisë, me raste, edhe ata ndihen të lodhur, në ankth dhe të shkurajuar. Herën tjetër që mbikëqyrësi qarkor me të shoqen viziton kongregacionin tënd, si mund t’u japësh zemër që ‘të inkurajoni njëri-tjetrin’? —Ro 1:11, 12.

  • Një mbikëqyrës qarkor po drejton një mbledhje për shërbim

    Merr pjesë në mbledhjet për shërbim. Mbikëqyrësi qarkor inkurajohet kur lajmëtarët bëjnë sakrifica që të nxjerrin plotësisht dobi nga kjo javë speciale. (1Se 1:2, 3; 2:20) Mendo nëse mund të shërbesh si pionier ndihmës gjatë vizitës së tij. A mund të dalësh në predikim me të a me gruan e tij ose t’i çosh në një studim biblik? Ata kanë qejf të dalin me lajmëtarë të ndryshëm, përfshirë lajmëtarët e rinj dhe ata që mendojnë se nuk janë edhe aq të aftë për të predikuar.

  • Një familje mikpret mbikëqyrësin qarkor dhe gruan e tij

    Trego mikpritje. A mund t’i strehosh në shtëpinë tënde ose t’i ftosh për një vakt? Kjo tregon se i doni mbikëqyrësin qarkor bashkë me të shoqen. Ata nuk presin gjëra të sofistikuara.—Lu 10:38-42.

  • Mbikëqyrësi qarkor duke drejtuar një mbledhje me pleqtë

    Vëru veshin drejtimit dhe këshillave të tij. Me dashuri, mbikëqyrësi qarkor na ndihmon t’i shërbejmë Jehovait sa më mirë. Ndonjëherë mund të na japë edhe këshilla të forta. (1Ko 5:1-5) Ama kënaqet kur ne jemi të bindur dhe të nënshtruar.—He 13:17.

  • Pjesëtarët e kongregacionit i shprehin vlerësimin mbikëqyrësit qarkor dhe gruas së tij

    Shprehe vlerësimin. Thuaji mbikëqyrësit qarkor dhe të shoqes si ke nxjerrë dobi prej tyre. Mund t’ua shprehësh me gojë ose me anë të një letre të shkurtër a kartoline.—Kl 3:15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo