TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ndiq arsimimin hyjnor
PSE KA RËNDËSI? Jehovai, Mësuesi i Madh, na ofron arsimimin më të mirë që ekziston. Ai na mëson si të përmirësojmë jetën dhe na përgatit për një të ardhme fantastike—e gjitha falas! (Is 11:6-9; 30:20, 21; Zb 22:17) Gjithashtu, përmes arsimimit hyjnor, Jehovai na pajis që t’u flasim të tjerëve për mesazhin jetëshpëtues.—2Ko 3:5.
SI TA ARRISH?
Zhvillo përulësi dhe zemërbutësi.—Ps 25:8, 9
Përfito nga stërvitja që po të siguron Jehovai që tani, për shembull, duke pranuar caktimet në mbledhjen e mesjavës
Vër synime të qarta në shërbim të Jehovait.—Fi 3:13
Bëj sakrifica që të kualifikohesh për t’u stërvitur më tej.—Fi 3:8
SHIHNI VIDEON U BEKUAN FALË MËSIMDHËNIES SË JEHOVAIT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë pengesash kapërcyen disa lajmëtarë që të ndiqnin Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë?
Si i ka ndihmuar studentët Shkolla për Ungjillëzuesit e Mbretërisë?
Si i ka ndihmuar kongregacioni të diplomuarit në caktimet e reja?
Cilat kritere duhen plotësuar për të ndjekur Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë? (kr 189)
Si mund të stërvitesh më tej në organizatën e Jehovait?
Çfarë bekimesh do të gëzosh teksa ndjek arsimimin që vjen nga Jehovai?