BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb19 dhjetor f. 7
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të jemi elastikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të jemi elastikë
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Material i ngjashëm
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të tregojmë interes personal: Duke u treguar elastikë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Të kryejmë me efektshmëri shërbimin tonë jetëshpëtues
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
mwb19 dhjetor f. 7
Dy motra përdorin tabletat për t’i predikuar një fermeri.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Të jemi elastikë

PSE KA RËNDËSI? Të mirosurit dhe delet e tjera ftojnë njerëz të çdo lloji ‘të marrin falas ujin e jetës’. (Zb 22:17) Ky ujë simbolik përfaqëson të gjitha masat që ka marrë Jehovai për të shpëtuar njerëzit e bindur nga mëkati dhe vdekja. Nëse duam t’i ndihmojmë njerëzit me zakone dhe fe nga më të ndryshmet, duhet ta prezantojmë ‘lajmin e mirë të përhershëm’ në mënyrë tërheqëse për secilin prej tyre.​—Zb 14:6.

SI TA ARRISH?

  • Zgjidh një argument dhe shkrim që mund të prekë zemrën e njerëzve në territorin e kongregacionit tënd. Mund të zgjedhësh njërën nga idetë për biseda ose një prezantim që e ke përdorur me sukses. Cilat argumente dhe shkrime priten mirë? A ka ndonjë lajm për të cilin flasin njerëzit? Çfarë argumenti do t’i pëlqente më shumë një burri ose një gruaje?

  • Përfshi në bisedë përshëndetje dhe zakone që priten të bëhen në zonën tënde.—2Ko 6:3, 4

  • Njihu mirë me botimet dhe videot e Çantës së mjeteve mësimore që të dish çfarë të zgjedhësh për këdo që tregon interes

  • Shkarko materiale në gjuhët e njerëzve që mund të gjesh në territor

  • Përshtate argumentin sipas nevojave që ka i zoti ose e zonja e shtëpisë. (1Ko 9:19-23) Për shembull, çfarë do t’i thoshe po të merrje vesh se i ka vdekur një njeri i dashur kohët e fundit?

SHIHNI VIDEON, DHE PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Me çfarë argumenti e nisi bisedën lajmëtari?

  • Çfarë po kalonte i zoti i shtëpisë?

  • Cili shkrim ishte fiks për atë situatë dhe pse?

  • Si e përshtat prezantimin tënd që të jetë tërheqës për njerëzit në territor?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo