TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çfarë mësojmë nga krijimi për guximin?
Jehovai na mëson të shfaqim cilësitë e tij me anë të shembullit të burrave e të grave që përmenden në Bibël. Mirëpo ai na mëson edhe me anë të krijimit. (Jb 12:7, 8) Ç’mund të mësosh për guximin nga luani, kali, mangusta, kolibri dhe elefanti?
SHIH VIDEON TË MËSOJMË GUXIMIN NGA KRIJIMI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Si tregojnë guxim luaneshat kur mbrojnë këlyshët?
Si stërviten kuajt që të jenë të guximshëm në betejë?
Pse mangusta nuk ka frikë nga gjarpërinjtë helmues?
Si tregon guxim kolibri i vockël?
Si arrijnë elefantët t’i mbrojnë me guxim elefantët e tjerë të tufës?
Çfarë të mësojnë këto kafshë për guximin?