THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EKSODI 12
Festa e Kalimit: Domethënia e saj për të krishterët
Që të mos prekeshin nga plaga e dhjetë, ishte jetësore që izraelitët të zbatonin udhëzimet. (Eks 12:28) Natën e 14 nisanit, familjet duhej të mblidheshin në shtëpitë e tyre. Duhej të thernin një qengj ose kec njëvjeçar, e me gjakun e tij duhej të spërkatnin kornizën e derës. Pastaj, e gjithë kafsha duhej pjekur dhe duhej ngrënë me nxitim. (Eks 12:9-11) Askush nuk duhej të dilte nga shtëpia deri në mëngjes.—Eks 12:9-11, 22.
Cilat janë disa raste specifike ku bindja na mbron sot?