BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 gusht f. 3
  • Qëndroni të patundur ndërsa afrohet fundi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qëndroni të patundur ndërsa afrohet fundi
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Kultivoni cilësi hyjnore—Guximin
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Të jesh guximtar nuk është tepër e vështirë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • «Ji guximtar... dhe vepro»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Më jep guxim
    Zemra ime i këndon Jehovait
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 gusht f. 3

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Qëndroni të patundur ndërsa afrohet fundi

PSE KA RËNDËSI? Së shpejti, ngjarje të jashtëzakonshme do të na vënë në provë guximin dhe besimin te Jehovai si kurrë më parë. Shtrëngimi i madh do të fillojë me shkatërrimin e fesë së rreme. (Mt 24:21; Zb 17:16, 17) Gjatë kësaj kohe kaotike, ka mundësi që të shpallim një mesazh të ashpër gjykimi. (Zb 16:21) Gogu i Magogut do të na sulmojë. (Ezk 38:10-12, 14-16) Për të mbrojtur popullin e tij, Jehovai do të sjellë ‘luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’. (Zb 16:14, 16) Për t’i përballuar plot guxim këto ngjarje, duhet të qëndrojmë që sot të patundur kur na sprovohet besimi.

SI TA ARRISH?

  • Përkrah me guxim normat e larta morale të Jehovait.—Is 5:20

  • Vazhdo ta adhurosh Jehovain bashkë me vëllezërit e motrat.—He 10:24, 25

  • Bindju menjëherë drejtimit që jep organizata e Jehovait.—He 13:17

  • Medito për mënyrën si e shpëtoi Jehovai popullin e tij në të shkuarën.—2Pj 2:9

  • Lutju Jehovait dhe ki besim tek ai. —Ps 112:7, 8

SHIHNI DRAMATIZIMIN NGJARJE TË SË ARDHMES QË DO TË KËRKOJNË GUXIM—FRAGMENT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim». Në Sallën e Mbretërisë, një motër e shqetësuar rri mendueshëm pasi ka lexuar në cilin kongregacion do të jetë pas shkrirjes.

    Si iu sprovua bindja lajmëtarëve kur kongregacioni i tyre u shkri me kongregacione të tjera?

  • Skenë nga videoja «Ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim». E njëjta motër flet me dy motra të tjera për caktimet e kongregacionit të ri.

    Ç’lidhje ka mes guximit dhe bindjes?

  • Skenë nga videoja «Ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim». Një djalë i vogël duket i shqetësuar pasi ka medituar për një pamje të Armagedonit në librin «Mbretëria e Perëndisë qeveris!»

    Pse do të na duhet guxim kur të vijë Armagedoni?

  • Skenë nga videoja «Ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim». Jehozafati bashkë me burra të tjerë të Judës mbërrijnë në sheshin e betejës dhe shohin se gjithë ushtarët kundërshtarë kanë vdekur.

    Përgatitu që tani për ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim

    Cilat tregime të Biblës mund të na ndihmojnë të forcojmë besimin te fuqia shpëtuese e Jehovait?—2Kr 20:1-24

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo