THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 1-3
Qëllimi i blatimeve
Blatimet dhe flijimet që kërkonte Ligji i Moisiut, ishin të pëlqyeshme për Jehovain dhe përfaqësonin flijimin shpërblyes të Jezuit ose dobitë e këtij flijimi.—He 8:3-5; 9:9; 10:5-10.
Ashtu si duhej të ishin të shëndetshme e të patëmeta të gjitha kafshët që flijoheshin, edhe Jezui flijoi trupin e tij të përsosur e të patëmetë.—1Pj 1:18, 19.
Ashtu si blatimet e djegura i ofroheshin të plota Perëndisë, edhe Jezui e dha tërësisht veten për Jehovain.
Ashtu si ishin në paqe më Perëndinë ata që ofronin një flijim të pranueshëm në bashkësi, edhe të mirosurit që marrin pjesë në Darkën e Zotërisë, janë në paqe me Perëndinë.