BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 korrik f. 11
  • Trajtoji më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trajtoji më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • A i trajton gratë siç i trajton Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • T’u bëhemi krah motrave tona
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Kupto dhe respekto parimin e kryesisë në kongregacion
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Respekto vendin e të tjerëve në kongregacionin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 korrik f. 11
Një vëlla ndihmon një motër të moshuar të shkojë te makina pasi ka mbaruar mbledhja, ndërkohë që një motër e re e shoqëron.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Trajtoji më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra

Shkrimet na thonë që t’i trajtojmë të krishterët më të mëdhenj si nënat e baballarët tanë, e më të rinjtë si vëllezërit e motrat tona, si të një gjaku. (Lexo 1 Timoteut 5:1, 2.) Veçanërisht vëllezërit duhet t’i trajtojnë motrat me dinjitet e respekt.

Një vëlla, kurrë nuk do të flirtonte e nuk do të bënte diçka që do ta vinte në siklet një motër në praninë e tij. (Jb 31:1) Një vëlla beqar nuk do të luante me ndjenjat e një motre beqare duke i lënë përshtypjen se do që të nisë një lidhje romantike, kur në të vërtetë nuk është ashtu.

Pleqtë duhet të tregojnë konsideratë kur një motër me respekt bën një pyetje ose vë në dukje një çështje që kërkon vëmendje. Pleqtë duhet të tregojnë konsideratë sidomos për motrat që nuk ka kush t’i mbrojë ngaqë nuk e kanë burrin.—Ru 2:8, 9.

SHIHNI VIDEON SHFAQ ‘DASHURINË QË NUK SHUHET’ NË KONGREGACION—NDAJ VEJUSHAVE DHE JETIMËVE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj vejushave dhe jetimëve». Vëllezër dhe motra kanë shkuar në shtëpinë e motrës Min për ngushëllim pas aksidentit tragjik të të shoqit.

    Si tregoi dashuri të jashtëzakonshme kongregacioni për motrën Min?

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj vejushave dhe jetimëve». Një fqinj shikon një çift Dëshmitarësh që i shkojnë për vizitë motrës Min dhe vajzave të saj.

    Çfarë dëshmie la në fshat dashuria që tregoi kongregacioni?

  • Skenë nga videoja «Shfaq ‘dashurinë që nuk shuhet’ në kongregacion—Ndaj vejushave dhe jetimëve». Motër Min dhe vajzat e saj në një mbledhje kongregacioni.

    Si ndikoi dashuria e kongregacionit te vajzat e motrës Min?

Në ç’mënyra praktike mund të tregosh merak për motrat në kongregacion?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo