TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ç’synime mund të vënë motrat?
Motrat japin një kontribut të çmuar për veprën e Mbretërisë. (Ps 68:11) Ato drejtojnë shumë nga studimet e Biblës, dhe pjesa më e madhe e pionierëve të rregullt, janë motra. Mijëra motra të palodhura shërbejnë si bethelite, misionare, vullnetare ose shërbëtore ndërtimi dhe si përkthyese. Motrat e pjekura forcojnë familjen dhe kongregacionin. (Pr 14:1) Ndonëse nuk mund të shërbejnë si pleq ose shërbëtorë kongregacioni, përsëri motrat mund të vënë synime në kongregacion. Nëse je motër, ç’synime mund të vësh?
Ndihmo motrat me më pak përvojë në kongregacion.—Tit 2:3-5
Përmirëso cilësinë dhe sasinë e shërbimit
Mëso një gjuhë tjetër
Transferohu atje ku ka më shumë nevojë
Bëj kërkesën për të punuar në Bethel ose për të ndihmuar me ndërtimin e godinave teokratike
Plotëso kërkesën e Shkollës për Ungjillëzuesit e Mbretërisë
SHIHNI VIDEON «GRA QË PO PUNOJNË PA U LODHUR NË ZOTËRINË», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJES SË MËPOSHTME:
Si të inkurajuan komentet e motrave?