STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM
Ndihmoje studentin e Biblës të ndjekë mbledhjet
Mbledhjet e kongregacionit janë pjesë thelbësore e adhurimit të pastër. (Ps 22:22) Të gjithë ata që mblidhen për të adhuruar Jehovain, provojnë gëzim dhe marrin bekime. (Ps 65:4) Zakonisht, studenti i Biblës përparon më shpejt kur ndjek rregullisht mbledhjet.
Si mund ta ndihmosh studentin e Biblës të ndjekë mbledhjet? Ftoje vazhdimisht. Tregoji videon Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? dhe shpjegoji dobitë e mbledhjeve. (lff mësimi 10) Mund t’i tregosh një pikë specifike që ke mësuar në mbledhje ose çfarë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme. Jepi studentit botimet që do të përdoren ose tregoji kategorinë «Mbledhjet» në aplikacionin JW Library. Ofroji edhe ndihmë praktike. Ndoshta ka nevojë për ndihmë që të vijë në mbledhje. Çdo përpjekje që do të bësh, do t’ia vlejë kur studenti të ndjekë një mbledhje për herë të parë.—1Ko 14:24, 25.
SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN NDIHMOJE STUDENTIN TËND TË BIBLËS TË NDJEKË MBLEDHJET, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë rasti shfrytëzoi Nita për ta ftuar Xhenin në një mbledhje kongregacioni?
Pse provojmë gëzim kur një student i Biblës ndjek mbledhjet?
«Perëndia është vërtet mes jush»
Çfarë përshtypjesh krijoi Xheni kur ndoqi për herë të parë një mbledhje?