TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Të rinj—Hapuni me prindërit
Pse duhet të përpiqesh t’ua shprehësh mendimet e tua prindërve? (Pr 23:26) Sepse Jehovai u ka dhënë përgjegjësinë që të kujdesen për ty dhe të të drejtojnë në jetë. (Ps 127:3, 4) S’do ta kishin të lehtë të të ndihmonin po t’ua fshihje çdo shqetësim dhe ankth. Gjithashtu nuk do të përfitoje nga përvoja praktike që kanë fituar në jetë. Por, a është e gabuar të mos flasësh për gjithçka? Jo, për sa kohë nuk thua gjysma të vërteta.—Pr 3:32.
Si mund të flasësh me prindërit? Gjej një moment të përshtatshëm për ty dhe për ta. Nëse kjo është e vështirë, provo t’ia shkruash në letër njërit prej tyre si ndiesh. Po nëse prindërit duan të flasin për diçka që ty nuk ta ka qejfi? Mos harro se duan me mish e me shpirt të të ndihmojnë. Konsideroji si aleatë, jo si armiq. Përpjekjet që bën për të komunikuar hapur me prindërit, do të të sjellin dobi për tërë jetën, në përjetësi.—Pr 4:10-12.
SHIHNI VIDEON VITET E MIA TË ADOLESHENCËS—SI MUND TË FLAS ME PRINDËRIT?, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Çfarë kuptuan për veten Estera dhe Partiku?
Ç’mund të mësosh nga shembulli i Jezuit?
Si kanë treguar prindërit se kujdesen për ty?
Prindërit duan që të kesh sukses në jetë
Cilat parime të Biblës mund të të ndihmojnë të flasësh me prindërit?