BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb22 mars f. 9
  • Cilët janë miqtë e tu online?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilët janë miqtë e tu online?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i shohësh shoqëritë në Internet?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Shmang grackat e rrjeteve sociale
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Ç’duhet të di për rrjetet shoqërore?​—Pjesa 2
    Zgjohuni!—2011
  • Fëmijët dhe Interneti: Çfarë duhet të dinë prindërit?
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
mwb22 mars f. 9

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Cilët janë miqtë e tu online?

Një fjalor e përkufizon mikun si «një person të lidhur ngushtë me një tjetër nga përzemërsia ose vlerësimi». Për shembull, Jonatani dhe Davidi lidhën një miqësi të pathyeshme pasi Davidi vrau Goliadin. (1Sa 18:1) Secili shfaqte cilësi tërheqëse për tjetrin. Prandaj, miqësitë e forta ndërtohen kur e njohim mirë njëri-tjetrin. Zakonisht duhen kohë dhe përpjekje që të njohësh dikë. Mirëpo, sot mund të zësh «miq» në rrjetet sociale me një klikim. Kur janë online, njerëzit përcaktojnë me detaje çfarë të thonë dhe kontrollojnë deri diku si paraqiten para të tjerëve, ndaj është fare e lehtë të fshehin cilët janë vërtet. Prandaj janë të dobishme disa kritere për «miqësitë online». Mos hezito të refuzosh kërkesa (friend request) nga njerëz që nuk i njeh, nga meraku se mos mërziten. Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, disa kanë zgjedhur të mos i përdorin fare rrjetet sociale. Por, nëse zgjedh t’i përdorësh, çfarë duhet të mbash parasysh?

SHIHNI VIDEON RRJETET SOCIALE: TREGOHU I ZGJUAR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Rrjetet sociale: Tregohu i zgjuar». Një vajzë sheh e shokuar që fotot e saj janë shfaqur në televizion.

    Çfarë duhet të mbash parasysh para se të bësh një koment apo të postosh një foto?

  • Skenë nga videoja «Rrjetet sociale: Tregohu i zgjuar». Në njërën anë të një peshoreje është vendosur fotoja tërheqëse e një vajze dhe në anën tjetër një pirg me monedha. Fotoja peshon më shumë se monedhat.

    Pse duhet t’i zgjedhësh me kujdes «miqtë online»?

  • Skenë nga videoja «Rrjetet sociale: Tregohu i zgjuar». Dy burra me pamje të egër i tregojnë një djali një postim në rrjetet sociale: djali ka mbyllur sytë.

    Pse duhet t’i vësh kufij kohës që kalon në një rrjet social?—Ef 5:15, 16

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo