TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Si t’i përdorim idetë për biseda
Bëhet mjaft punë për të përgatitur idetë për biseda, dhe shumë lajmëtarëve u janë dukur të efektshme për territorin e tyre. Por, përderisa rrethanat përreth botës janë të ndryshme, lajmëtarët janë të lirë të përdorin në shërbim pyetje, shkrim e temë tjetër me interes për njerëzit e zonës së tyre. Kuptohet, kur ka një fushatë speciale, të gjithë duhet të ndjekim çdo udhëzim që jepet. Synimi ynë është të përmbushim caktimin që na ka ngarkuar Jezui për të predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë.—Mt 24:14.
Kur kryejnë caktimet si studentë, lajmëtarët duhet të trajtojnë temën e ideve për biseda të Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» (p.sh. për korrik-gushtin, tema është «Qëllimi i Perëndisë»). Megjithatë, nëse nuk ka një udhëzim specifik, janë të lirë të zgjedhin pyetje, shkrim dhe rrethanë tjetër të efektshme për territorin e tyre. Ky artikull përditëson udhëzimin që gjendet në fletëstudimin për mbledhje të qershorit 2020, faqja 8.