BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 1 f. 3-4
  • Çfarë thonë njerëzit për lutjen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thonë njerëzit për lutjen?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Material i ngjashëm
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A sjell lutja ndonjë dobi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 1 f. 3-4
Njerëz nga e gjithë bota luten dhe i kthejnë sytë nga Zoti për ndihmë.

Çfarë thonë njerëzit për lutjen?

«Kur lutem, më duket sikur e kam Zotin pranë, që më ka kapur për dore e më drejton kur nuk di nga t’ia mbaj.»—MARIA.

«Gruaja më vdiq pasi luftoi për 13 vjet me kancerin. Më kujtohet që i lutesha çdo ditë Zotit dhe e ndieja që më dëgjonte vërtet teksa vuaja. Ndieja paqe.»—RAULI.

«Lutja është dhuratë e bukur nga Zoti për njerëzit.»—ARNI.

Për Marinë, Raulin, Arnin e për shumë të tjerë, lutja është një dhuratë unike. Ata mendojnë se nëpërmjet lutjes, mund të flasin me Perëndinë, ta falënderojnë dhe t’i kërkojnë ndihmë. E besojnë me gjithë shpirt premtimin e Zotit për lutjen: «Kjo është siguria që kemi tek ai: ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë sipas vullnetit të tij.»—1 Gjonit 5:14.

Nga ana tjetër shumë njerëz e kanë të vështirë ta besojnë çfarë tregon ky shkrim për lutjen. Ja çfarë thotë Stivi: «Kur mbusha 17 vjeç, tre shokë të mi humbën jetën në dy aksidente të ndryshme. Njëri pësoi aksident me makinë dhe dy shoqe u mbytën në det.» Çfarë bëri Stivi? «Iu luta Zotit pse ndodhën të gjitha këto, por nuk mora përgjigje. Prandaj thashë me vete: ‘E pse të lutem?!’» Kur duket sikur lutjet nuk marrin përgjigje, shumë fillojnë të dyshojnë nëse ia vlen të lutesh.

Ka edhe arsye të tjera pse njerëzit dyshojnë te vlera e lutjes. Disa thonë se, përderisa Perëndia i di të gjitha, tashmë e di çfarë po heqim dhe për çfarë kemi nevojë, prandaj s’ka kuptim të flasim me të për gjëra si këto.

Të tjerë besojnë se Perëndia i mbyll veshët që të mos i dëgjojë lutjet e tyre, si pasojë e gabimeve të së shkuarës. Xheni thotë: «Rrënja e problemit tim janë ndjenjat e pavlefshmërisë. Kam bërë shumë gabime, prandaj i them vetes se nuk e meritoj që Zoti të më dëgjojë.»

Një grua në kishë mban sytë nga qielli ndërsa lutet, kurse të tjerë ulin kokën ndërsa luten.

Po ti, çfarë mendimi ke për lutjen? Nëse edhe ti ke pasur dyshime për lutjen, mund të të ngushëllojnë përgjigjet që jep Bibla. Mund ta besosh atë që thotë Bibla për lutjen.a Në të mund të gjesh përgjigje për pyetje si këto:

  • A i dëgjon vërtet Zoti lutjet?

  • Pse disa lutje nuk marrin përgjigje?

  • Si të lutesh që Zoti të të dëgjojë?

  • Si mund të të ndihmojnë lutjet?

a Në Bibël gjejmë lutjet e shumë shërbëtorëve të Perëndisë, si edhe lutjet e Jezu Krishtit. Në Shkrimet Hebraike, që shumica e njerëzve i njohin si Dhiata e Vjetër ose si Tevrati dhe Zeburi, ka më shumë se 150 lutje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo