BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 1 f. 8-9
  • Pse Zoti nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Zoti nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Material i ngjashëm
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A sjell lutja ndonjë dobi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 1 f. 8-9

Pse Zoti nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve?

Ati ynë qiellor, Perëndia Jehova, i dëgjon me dëshirë e kënaqësi lutjet tona të sinqerta. Por ka gjëra që e pengojnë Zotin t’u përgjigjet lutjeve tona. Cilat janë ato dhe çfarë të mbajmë parasysh kur lutemi? Ja disa pika orientuese nga Bibla.

Disa njerëz në kishë recitojnë lutje nga një libër lutjesh.

«Kur të lutesh, mos përsërit gjithnjë të njëjtat gjëra.»—Mateu 6:7.

Jehovai nuk do që të përsëritim lutje të mësuara përmendsh ose t’i lexojmë nga një libër lutjesh. Ai do që të flasim nga zemra. Imagjino sa acaruese do të ishte nëse një mik të thotë të njëjtat fjalë ditë për ditë! Miqtë e mirë janë të hapur e të sinqertë me njëri-tjetrin. Kur i lutemi me fjalët tona, po i tregojmë diçka personale Atit tonë qiellor.

Një burrë mban sytë nga qielli ndërsa gërvisht një biletë llotarie.

«Edhe kur kërkoni, ju nuk merrni, sepse kërkoni për një qëllim të gabuar.» —Jakovi 4:3.

Sigurisht nuk do të prisnim që Perëndia t’u përgjigjej lutjeve tona, nëse i kërkojmë gjëra që ai nuk do që t’i bëjmë ose t’i kemi. Për shembull, a do t’i përgjigjej Jehovai një bixhozçiu që i lutet për fat dhe pará, kur e ka bërë fare të qartë se është kundër lakmisë dhe besimit supersticioz te fati? (Isaia 65:11; Luka 12:15) Sa e palogjikshme do të ishte të prisnim që Jehovai t’u përgjigjej këtyre lutjeve! Që Zoti t’u përgjigjet lutjeve tona, duhet t’i lutemi në harmoni me kërkesat e tij në Bibël.

Një klerik lutet për disa ushtarë.

«Të pështira janë lutjet e atij që i mbyll veshët para ligjit.»—Proverbat 28:9.

Në kohët e Biblës, Perëndia nuk u përgjigjej atyre që hidhnin poshtë ligjet e tij të drejta. (Isaia 1:15, 16) Ai mendon po njësoj edhe sot. (Malakia 3:6) Në rast se duam që t’u përgjigjet lutjeve tona, duhet të bëjmë çmos të jetojmë sipas ligjeve të tij. Po nëse kemi bërë gabime në të shkuarën? A do të thotë kjo se Jehovai nuk do të na dëgjojë kurrë? Sigurisht që jo! Perëndia do të na falë me dashuri nëse kthejmë rrugë dhe bëjmë më të mirën për ta kënaqur.—Veprat 3:19.

«Kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai ekziston dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.»—Hebrenjve 11:6.

Një grua po lexon Biblën.

Lutja nuk është thjesht një çlirim emocional kur jemi nën stres. Ajo është tregues i besimit tonë dhe pjesë e adhurimit që i bëjmë Zotit. Sipas dishepullit Jakov, nëse nuk lutemi «me besim», s’kemi si ‘të pretendojmë se do të marrim ndonjë gjë nga Jehovai’. (Jakovi 1:6, 7) Besimi te Perëndia krijohet kur përpiqemi dhe marrim kohë ta njohim nëpërmjet studimit të Biblës. E gjithë kjo na ndihmon të mësojmë cili është vullneti i tij dhe t’i lutemi me besim.

MOS HIQ DORË!

Edhe pse nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve, Zoti i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të sinqerta të miliona njerëzve. Bibla të tregon çfarë të bësh që lutjet e tua të jenë të këndshme për Perëndinë. Artikulli tjetër flet për këtë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo