BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 1 f. 14-15
  • Si mund të të ndihmojnë lutjet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të të ndihmojnë lutjet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Material i ngjashëm
  • Lutja—Ç’të mirë të sjell?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 1 f. 14-15

Si mund të të ndihmojnë lutjet?

Ngaqë ishte e sëmurë rëndë, Pamela kërkoi ndihmë mjekësore të specializuar. Megjithatë, iu lut Zotit për forcë që të duronte këtë situatë të rëndë. A e ndihmuan lutjet?

Pamela thotë: «Gjatë luftës sime me kancerin, shpesh ndihesha në ankth. Por, kur i lutesha Perëndisë Jehova, më pushtonte një ndjenjë paqeje dhe mund të mendoja qartë. Akoma kam dhembje kronike, por lutja më ndihmon të mbaj një pikëpamje pozitive. Kur njerëzit më pyesin si ndihem, u them: ‘Jo shumë mirë, por zemrën e kam të lumtur.’»

S’ka pse të presim që ndonjë gjë të na e kërcënojë jetën, para se të fillojmë të lutemi. Të gjithë përballemi me vështirësi të mëdha e të vogla dhe shpesh ndiejmë se kemi nevojë për ndihmë që t’i përballojmë. A ndihmojnë vërtet lutjet?

Bibla thotë: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai do të të mbështetë. Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.» (Psalmi 55:22) Sa mendim ngushëllues! Por, si mund të të ndihmojnë lutjet? Kur i lutesh Zotit në mënyrën e duhur, ai të jep çfarë të nevojitet për të përballuar vështirësitë.—Shih kutinë «Lutjet dhe ti».

Lutjet dhe ti

Paqe mendore

Biznesmeni që kishte humbur punën tani është i qeshur dhe me vetëbesim.

«Bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe mendjen tuaj me anë të Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7) Kur i hapesh Zotit për problemet e tua, ai të ndihmon të qëndrosh i qetë dhe të veprosh me mençuri nën stres.

Mençuri

Gruaja që më parë recitonte lutje nga një libër tani lexon Biblën në shtëpi.

«Nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, t’ia kërkojë pareshtur Perëndisë, e do t’i jepet, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i kritikuar.» (Jakovi 1:5) Kur jemi nën presion, rrallë marrim vendime të mira. Nëse lutesh për mençuri, Zoti mund të të kujtojë shumë parime praktike nga Fjala e tij, Bibla.

Forcë dhe ngushëllim

Çifti që ishte në spital shëtit në park. Burri e ndihmon gruan që ecën me bastun.

«Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Si Perëndi i Plotfuqishëm, Jehovai mund të të japë forcën e nevojshme për të përballuar vështirësitë, si edhe mbështetjen e tij kur je në pikë të hallit. (Isaia 40:29) Gjithashtu, Bibla e quan Jehovain «Perëndia i çdo ngushëllimi», që na ngushëllon «në të gjitha sprovat tona».—2 Korintasve 1:3, 4.

A DO TË LUTESH?

Kuptohet që Jehovai nuk na detyron t’i lutemi. Përkundrazi, me dashuri na fton t’i lutemi. (Jeremia 29:11, 12) Po nëse mendon se në të kaluarën nuk ke marrë përgjigje për lutjet e tua? Mos u dekurajo! Prindërit e dashur mund të mos i ndihmojnë fëmijët në po atë mënyrë e në po atë moment që ata presin. Ndoshta ngaqë kanë një zgjidhje më të mirë. Megjithatë, një gjë është e sigurt: prindërit e dashur i ndihmojnë fëmijët.

Perëndia Jehova, prindi më i dashur, dëshiron të të ndihmojë edhe ty. Nëse shqyrton me kujdes pikat që trajtuam dhe bën më të mirën për t’i vënë në praktikë, Zoti do t’u përgjigjet lutjeve të tua në mënyrën më të mirë të mundshme.—Psalmi 34:15; Mateu 7:7-11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo