BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w21 tetor f. 29-31
  • 1921—Njëqind vjet më parë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1921—Njëqind vjet më parë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PREDIKUES SYPATREMBUR
  • STUDIMI PERSONAL DHE FAMILJAR
  • NJË LIBËR I RI!
  • PUNA QË KISHIN PËRPARA
  • Korrim bekime kur bëjmë ç’na kërkon Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • 1922—Njëqind vjet më parë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Vendimet që na bëjnë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Pasuri e trashëguar nga shtatë breza
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
w21 tetor f. 29-31

1921—Njëqind vjet më parë

«ÇFARË vepre e veçantë na pret përpara gjatë këtij viti?» Këtë pyetje u drejtonte Studentëve të zellshëm të Biblës Kulla e Rojës e 1 janarit 1921. Si përgjigje, citohej Isaia 61:1, 2, që u kujtonte detyrën për të predikuar: «Jehovai më ka mirosur që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve . . . , të shpall vitin e favorshëm të Jehovait dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë.»

PREDIKUES SYPATREMBUR

Që të kryenin këtë detyrë, Studentët e Biblës duhej të ishin sypatrembur. Pse? Sepse duhej t’u shpallnin edhe «lajmin e mirë» zemërbutëve, edhe «ditën e hakmarrjes» të ligjve.

Vëllai Xhon Hoskin, që jetonte në Kanada, dha dëshmi plot guxim, pavarësisht nga përndjekja. Në pranverën e vitit 1921, ai u takua me një pastor metodist. Vëllai Hoskin e nisi bisedën me këto fjalë: «Dua të flasim në mënyrë miqësore për Shkrimet. Edhe nëse nuk biem dakord për disa gjëra, mund ta mbyllim në paqe bisedën e të ndahemi si shokë.» Por nuk ndodhi ashtu. Vëllai Hoskin kujtonte: «Kishim veçse pak minuta që po bisedonim, kur [pastori] ma përplasi derën aq fort, saqë mendova se xhami i derës do të bëhej copë e thërrime.»

Pastori i bërtiti: «Pse nuk shkon të flasësh me ndonjë të pafe më mirë?» Vëllai Hoskin i vuri fre gojës, por ndërsa po largohej, tha me vete: «Kujtova se atë po bëja!»

Të nesërmen, pastori mbajti një fjalim në kishën e tij e vazhdoi të sulmonte me akuza. Vëllai Hoskin kujtonte: «I paralajmëroi anëtarët e kishës së tij të ruheshin nga unë. U tha se isha mashtruesi më i regjur që kishte parë qyteti dhe se meritoja plumbin.» Pa u stepur aspak, vëllai Hoskin vazhdoi të predikonte dhe korri goxha sukses. Ai tha: «Kalova një kohë të mrekullueshme ndërsa predikoja atje. Madje disa veta më thoshin: ‘S’kam pikë dyshimi që je njeri i Zotit.’ Më pyesnin edhe si mund të më ndihmonin që të mos më mungonte gjë.»

STUDIMI PERSONAL DHE FAMILJAR

Që të ndihmonin të interesuarit të përparonin, Studentët e Biblës botonin programe për studimin e Biblës në revistën Epoka e artë.a Një prej tyre, «Studim biblik për të rinj», përmbante pyetje që prindërit mund t’i shqyrtonin me fëmijët. Prindërve u sugjerohej: «Diskutojini këto pyetje me fëmijët dhe ndihmojini të gjejnë përgjigjet në Bibël.» Disa pyetje, si për shembull «sa libra ka Bibla?», u mësonin fakte të thjeshta. Pyetje të tjera, si «a duhet të presë përndjekje çdo i krishterë i vërtetë?», i përgatitnin fëmijët e të rinjtë të ishin predikues sypatrembur.

Programi «Studim i avancuar në planin hyjnor të epokave» përmbante pyetje më të thella për Studentët e Biblës që kishin më shumë njohuri. Ato bazoheshin në vëllimin e parë të botimit Studime mbi Shkrimet. Mijëra lexues nxorën dobi nga këto programe. Mirëpo në revistën Epoka e artë të 21 dhjetorit 1921 u njoftua se të dyja programet nuk do të botoheshin më. Pse ky ndryshim i papritur?

NJË LIBËR I RI!

Libri Harpa e Perëndisë

Karta me pjesën për lexim

Karta me pyetje

Ata që merrnin drejtimin kuptuan se studentët e rinj të Biblës kishin nevojë t’i mësonin të vërtetat themelore në mënyrë sistematike. Prandaj, në nëntor të vitit 1921 doli libri Harpa e Perëndisë. Të interesuarit që pranonin librin, regjistroheshin edhe në Kursin Harpa për studimin e Biblës. Ky kurs autodidakt e ndihmonte lexuesin të kuptonte «planin që ka Perëndia për të bekuar njerëzimin me jetën e përhershme». Si bëhej kursi?

Kur dikush pranonte librin Harpa e Perëndisë, merrte edhe një kartë ku tregoheshin faqet që duhej të lexonte nga libri. Javën pasuese, studenti merrte një kartë tjetër me pyetje që bazoheshin te pjesa që kishte lexuar. Në fund të kartës shkruhej pjesa për javën tjetër.

Për 12 javë rresht, studenti merrte me postë një kartë të re nga klasa, ose kongregacioni, në zonën e tij. Shpesh kartat i dërgonin të moshuarit ose ata që nuk dilnin dot shtëpi më shtëpi për shkak të rrethanave. Për shembull, Ana Gardneri nga Milvejli, Pensilvani, SHBA, kujtonte: «Kur doli Harpa e Perëndisë, Thejla, motra ime invalide, kishte shumë për të bërë në shërbim, pasi dërgonte çdo javë këto karta me pyetje.» Kur studenti mbaronte kursin, dikush nga kongregacioni i shkonte për vizitë, që ta ndihmonte të mësonte më shumë nga Bibla.

Thejla Gardneri në karrige invalidësh

PUNA QË KISHIN PËRPARA

Në fund të atij viti, vëlla Xhozef Radhërfordi u dërgoi një letër të gjitha klasave. Aty shkruhej: «Këtë vit, predikimi për Mbretërinë ka pasur shtrirje më të gjerë dhe ka arritur më shumë sukses se çdo vit tjetër i periudhës së korrjes.» Pastaj shtonte: «Ka mbetur akoma shumë punë për të bërë. Inkurajoni edhe të tjerë që të marrin pjesë në këtë vepër të bekuar.» Siç tregon historia, Studentët e Biblës ia vunë veshin asaj nxitjeje. Në vitin 1922, ata do të predikonin plot guxim për Mbretërinë si kurrë më parë.

Miq sypatrembur

Studentët e Biblës tregonin dashuri vëllazërore duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ata ishin miq sypatrembur që i bëheshin krah shoku-shokut «në ditë të vështira», siç tregon ngjarja e mëposhtme.—Prov. 17:17.

Të martën, më 31 maj 1921, në Tulsa të Oklahomës, SHBA, shpërtheu ajo që njihet si Masakra Raciale e Tulsës. Kjo ndodhi pasi burgosën një zezak dhe e akuzuan se kishte sulmuar një grua të bardhë. Pas kësaj, një turmë me mbi 1.000 burra të bardhë u përlesh me një grup më të vogël me burra zezakë. Konflikti u përhap me shpejtësi në Grinud, lagjen e zezakëve, ku u plaçkitën dhe u dogjën më shumë se 1.400 shtëpi dhe biznese. Numri zyrtar i të vdekurve ishte 36, por realisht mund të kenë qenë qindra viktima.

Një Student i Biblës, Riçard Hilli, që ishte zezak dhe banonte në Grinud, tregonte çfarë ndodhi: «Mbrëmjen e trazirave ishim mbledhur si zakonisht për të studiuar Biblën. Pasi mbaroi mbledhja, dëgjuam të shtëna që vinin nga qendra e Tulsës. Të shtënat nuk mbaruan as kur ramë të flinim.» Të mërkurën në mëngjes, më 1 qershor, situata ishte përkeqësuar. Ai shtonte: «Disa njerëz erdhën e më thanë se, po të donim të ishim të mbrojtur, duhej të shkonim menjëherë në Qendrën e Konferencave.» Prandaj vëlla Hilli me të shoqen dhe pesë fëmijët ikën me të shpejtë në Qendrën e Konferencave të Tulsës. Atje Garda Kombëtare, e cila ishte thirrur nga qeveria për të vendosur rendin, kishte strehuar rreth 3.000 zezakë.

Në të njëjtën kohë, Artur Klausi, një vëlla i bardhë, vendosi të bënte diçka të guximshme. Ai tregonte: «Kur mora vesh se turmat po grabitnin dhe po digjnin shtëpitë në mbarë Grinudin, vendosa të shkoja te miku im i dashur, vëlla Hilli, për të parë si ishte.»

Artur Klausi i jepte mësim një grupi me 14 fëmijë duke përdorur librin Harpa e Perëndisë

Kur mbërriti te shtëpia e vëlla Hillit, pa një të bardhë që ishte komshiu i tij, i cili po mbante një pushkë në dorë. Komshiu, që ishte edhe ai shok me vëlla Hillin, mendoi se Arturi ishte një nga plaçkitësit, prandaj i bërtiti: «Pse ke ardhur këtu?»

Arturi kujtonte: «Po të mos e kishte bindur përgjigjja ime, do të më kishte qëlluar me pushkë. E sigurova se isha mik i vëlla Hillit dhe se kisha qenë shumë herë në shtëpinë e tij.» Arturi dhe komshiu arritën ta mbronin pronën e vëlla Hillit nga plaçkitësit.

S’kaloi shumë dhe Arturi mori vesh se vëlla Hilli me familjen e tij ishin në Qendrën e Konferencave. Arturit i thanë se zezakët nuk mund të largoheshin prej atje pa një urdhër të firmosur nga gjenerali Baret, që ishte përgjegjës për atë situatë. Ai kujtonte: «Ishte goxha e vështirë të takoje gjeneralin. Kur i thashë çfarë doja, ai më pyeti: ‘A do ta mbrosh këtë familje dhe a do të kujdesesh për nevojat e tyre?’ Patjetër që pranova me kënaqësi.»

Me urdhrin e gjeneralit në dorë, Arturi nxitoi për te Qendra e Konferencave. Ia tregoi letrën një oficeri që tha plot habi: «Ou, po këtë e paska firmosur vetë gjenerali! E di se je i pari që ka ardhur për të marrë njerëz nga këtu?» I gjetën shpejt vëlla Hillin dhe familjen e tij. Pastaj të gjithë u futën në makinë, dhe Arturi i ktheu në shtëpi.

«Të gjithë ne shërbëtorët e kushtuar të Perëndisë ishim të barabartë»

Vëlla Klausi u sigurua që vëlla Hilli me familjen të ishin të mbrojtur dhe të mos u ndodhte gjë. Guximi dhe dashuria e tij vëllazërore u bë shembull për të tjerët. Arturi tregonte: «Komshiun që më ndihmoi të ruanim pronën e vëlla Hillit, filloi ta tërhiqte e vërteta. Mjaft veta donin të dinin për Mbretërinë ngaqë e panë se mes nesh nuk kishte ndarje raciale, se të gjithë ne shërbëtorët e kushtuar të Perëndisë ishim të barabartë.»

a Më 1937 Epoka e artë mori emrin Ngushëllim dhe më 1946 u quajt Zgjohuni!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo