BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w22 qershor f. 26-28
  • Motivohu nga ‘ligji i mirësisë’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Motivohu nga ‘ligji i mirësisë’
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «LIGJI I MIRËSISË» LE TË JETË NË GJUHËN TËNDE
  • VEPRAT E MIRËSISË I MOTIVOJNË TË TJERËT
  • MËSO TË IMITOSH MIRËSINË E PERËNDISË
  • KUJT DUHET T’I TREGOJMË MIRËSI?
  • Dashamirësia e pamerituar
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të përpiqemi të shfaqim mirëdashje në një botë jomiqësore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Mirëdashja—Cilësi që shprehet me fjalë e vepra
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Populli i Perëndisë duhet ta dojë mirëdashjen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
w22 qershor f. 26-28
Kolazh: 1. Një vëlla i ri i çon një vëllai të moshuar një çantë me ushqime. 2. Një çift ndihmon një familje që do të transferohet të paketojnë plaçkat. 3. Një çift tjetër mbledh gjethet në oborrin e shtëpisë së një motre të moshuar.

Motivohu nga ‘ligji i mirësisë’

«AJO që më preku më thellë ishte mirësia e vëllezërve dhe motrave»,—thotë Lizaa ndërsa tregon çfarë e tërhoqi drejt së vërtetës. Po njësoj ndodhi me Anën, e cila thotë: «Në fillim, më bëri për vete më tepër mirësia e tyre, sesa ajo që mësonin.» Tani këto dy motra gjejnë kënaqësi ndërsa lexojnë Biblën dhe meditojnë për të. Por ajo që i tërhoqi në fillim ishte mirësia.

Si mund t’ua ngrohim zemrën atyre që kemi pranë duke u treguar mirësi? Mund ta bëjmë këtë me fjalët e me veprimet tona. Pasi të shqyrtojmë këto dy mënyra, do të shohim edhe kujt duhet t’i tregojmë mirësi.

«LIGJI I MIRËSISË» LE TË JETË NË GJUHËN TËNDE

Gruaja e zonjë që përshkruhet në kapitullin 31 të Proverbave ka ‘ligjin e mirësisë’ në gjuhën e saj. (Prov. 31:26) Ajo lejon që ky ‘ligj’ të ndikojë te mënyra si flet dhe tek ajo që thotë. Edhe baballarët duhet ta kenë ‘ligjin e mirësisë’ në gjuhën e tyre. Prindërit në përgjithësi e dinë mirë se po të flasin me ton të ashpër, kjo mund të ndikojë për keq te fëmija. Nëse i flasin fëmijës prerë e ftohtë, ka shumë mundësi që ai të mos ua vërë veshin. Prandaj, që fjalët e tyre të jenë më tërheqëse dhe më të efektshme, prindërit duhet të përpiqen të flasin me mirësi.

Pavarësisht nëse je apo jo prind, çfarë mund të të ndihmojë të flasësh me mirësi? Një çelës e gjejmë te pjesa e parë e Proverbave 31:26, ku thuhet: «E hap gojën e flet me mençuri.» Kjo përfshin të tregojmë mençuri kur zgjedhim fjalët dhe tonin e zërit. Shpesh ia vlen të pyesim veten: «A do të ngjallë zemërim ajo që kam ndër mend të them, apo do ta zbutë një situatë të tensionuar?» (Prov. 15:1) Pra, është e mençur të mendojmë para se të flasim.

Një proverb tjetër thotë: «Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate.» (Prov. 12:18) Kur bluajmë në mendje si mund të ndikojnë te të tjerët fjalët tona dhe mënyra si i themi, e kemi më të lehtë t’i vëmë fre gjuhës. «Ligji i mirësisë» do të na frenojë të mos themi fjalë lënduese e të mos flasim ashpër. (Efes. 4:31, 32) Mendimet dhe fjalët negative do t’i zëvendësojmë me fjalë mirëdashëse, të thëna me ton të butë e pozitiv. Jehovai na la një shembull në këtë pikë kur i dha zemër shërbëtorit të tij Elija, i cili ishte i frikësuar. Një engjëll që ishte përfaqësues i Jehovait, i foli me ‘një zë të qetë e të ulët’. (1 Mbret. 19:12) Por, mirësia nuk shprehet vetëm me fjalë. Duhet ta tregojmë edhe me vepra. Si?

VEPRAT E MIRËSISË I MOTIVOJNË TË TJERËT

Imitojmë Jehovain kur shprehim mirësi si me fjalë të përzemërta, edhe me vepra të mira. (Efes. 4:32; 5:1, 2) Liza, e përmendur më sipër, kujton si i treguan mirësi Dëshmitarët: «Familjes sonë papritur iu desh të transferohej, dhe dy çifte nga kongregacioni morën ditë pushimi nga puna që të na ndihmonin të paketonim plaçkat. Në atë kohë as nuk po e studioja Biblën!» Këto vepra të mira e shtynë Lizën ta shqyrtonte më thellë të vërtetën.

Edhe Anës, që u përmend më sipër, ia ngrohu zemrën mirësia që i treguan Dëshmitarët. Ajo thotë: «Për shkak të mënyrës si sillen njerëzit në përgjithësi, isha bërë tepër skeptike. E kisha shumë të vështirë t’u besoja të tjerëve.» Pastaj shton: «Kur takova Dëshmitarët, dyshova për motivet e tyre. Vrisja mendjen: ‘Po çne që interesohen për mua?’ Por, mirësia e sinqertë që tregonte mësuesja ime e Biblës më nxiti të kisha besim tek ajo.» Çfarë dobie solli kjo? «Më vonë, fillova të mendoja më seriozisht për atë që po mësoja»,—thotë Ana.

Të bie në sy se Liza e Ana u prekën thellë nga veprat e dashura dhe të mira të vëllezërve e motrave, e kjo u ngjalli dëshirën të mësonin më shumë për të vërtetën. Mirësia që tregoi kongregacioni i ndihmoi të çeleshin e të hapnin zemrën.

MËSO TË IMITOSH MIRËSINË E PERËNDISË

Disa mund të jenë më të prirur të flasin me mirësi e t’u buzëqeshin të tjerëve për shkak të kulturës dhe të prejardhjes. Kjo mirësjellje e motivuar nga kultura ose nga prirja jonë e natyrshme është gjë e bukur. Por nëse ky është motivi ynë i vetëm, nuk do të thotë medoemos se po pasqyrojmë mirësinë e Perëndisë.—Krahaso Veprat 28:2.

Zemërmirësia e vërtetë është aspekt i frytit të frymës së shenjtë të Perëndisë. (Gal. 5:22, 23) Prandaj, për ta kultivuar këtë cilësi, duhet të lejojmë që fryma e shenjtë të ndikojë te mënyra si mendojmë e si sillemi. Kështu do të imitojmë Jehovain e Jezuin. Veç kësaj, njësoj si Jezui, ne interesohemi sinqerisht për të tjerët. Pra, dashuria për Perëndinë Jehova dhe dashuria për të tjerët na motivojnë të tregojmë mirësi. Si rezultat, mirësia bëhet një cilësi e fuqishme që buron nga zemra dhe që ka buzëqeshjen miratuese të Perëndisë.

KUJT DUHET T’I TREGOJMË MIRËSI?

Mund të na vijë natyrshëm t’u shfaqim mirësi atyre që janë të mirë me ne ose atyre që njohim. (2 Sam. 2:6) Një mënyrë si e bëjmë këtë është duke u shprehur mirënjohje. (Kolos. 3:15) Po nëse na duket se dikush nuk e meriton t’i tregojmë mirësi?

Mendo për këtë: Jehovai na ka lënë shembullin më të shkëlqyer duke treguar mirësi të pamerituar. Në Fjalën e tij, ai na tregon një mënyrë të rëndësishme si ta shfaqim këtë cilësi. Shprehja «mirësi e pamerituar» përdoret sa e sa herë në Shkrimet e Krishtere Greke. Si na tregon mirësi Perëndia?

Mendo si u ka shfaqur mirësi Jehovai miliona e miliona njerëzve duke u siguruar gjërat e nevojshme për të jetuar. (Mat. 5:45) Në fakt, Jehovai na ka treguar mirësi që para se ta njihnim. (Efes. 2:4, 5, 8) Për shembull, ai dha gjënë më të shtrenjtë, Birin e tij të vetëmlindur, për mbarë njerëzimin. Apostulli Pavël shkroi se Jehovai e siguroi shpërblesën ‘sipas pasurisë së madhe të mirësisë së tij të pamerituar’. (Efes. 1:7) Gjithashtu, ndonëse mëkatojmë dhe e zhgënjejmë, Jehovai vazhdon të na drejtojë e të na mësojë. Udhëzimet dhe fjalët e tij janë si «shirat e buta». (Ligj. 32:2) Pa diskutim që nuk ia kthejmë dot kurrë Jehovait gjithë mirësinë që tregon ndaj nesh. E realiteti është që e ardhmja jonë varet nga mirësia e Jehovait.—Krahaso 1 Pjetrit 1:13.

S’ka dyshim që mirësia e Jehovait na bën për vete e na motivon. Prandaj, në vend që të zgjedhim kujt t’i tregojmë mirësi, duhet të përpiqemi të imitojmë Jehovain e të tregojmë mirësi në jetën e përditshme. (1 Sel. 5:15) Kur e bëjmë zakon të shfaqim mirësi, jemi si një zjarr bubulak në një ditë të acartë. Do t’u ngrohim zemrën familjarëve, bashkadhuruesve, shokëve të punës e të shkollës dhe komshinjve tanë.

Mendo për pjesëtarë të familjes ose të kongregacionit që do të çelen po t’u tregosh mirësi me fjalë e vepra. A ka në kongregacionin tënd ndonjë vëlla a motër që ndoshta ka shumë nevojë ta ndihmosh për punët e shtëpisë, për kopshtin, për pazarin a për diçka tjetër? Veç kësaj, nëse takon në shërbim dikë që ka nevojë për ndihmë praktike, a mund të ofrohesh për ta ndihmuar?

Ashtu si Jehovai, le të lejojmë që fjalët dhe veprimet tona të udhëhiqen përherë nga «ligji i mirësisë»!

a Emrat janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo