BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp23 nr. 1 f. 6-7
  • 1 | Lutja—«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 | Lutja—«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’do të thotë ky shkrim
  • Si na ndihmon
  • Hidhe gjithë ankthin tënd mbi Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Si ta përballoj ankthin?
    Të rinjtë pyesin
  • Hidheni gjithë ankthin tuaj mbi Jehovain!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Si mund t’i ndihmojë Bibla burrat që vuajnë nga ankthi
    Tema të tjera
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për publikun)
wp23 nr. 1 f. 6-7
Një burrë i dëshpëruar ka vënë dorën në kraharor ndërsa lutet.

1 | Lutja—«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të»

BIBLA THOTË: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai merakoset për ju.»—1 PJETRIT 5:7.

Ç’do të thotë ky shkrim

Perëndia Jehova na fton të flasim me të për çdo barrë ose peshë që na rëndon në mendje dhe në zemër. (Psalmi 55:22) Asnjë problem nuk është tepër i madh a tepër i vogël për t’u përmendur në lutje. Nëse është me rëndësi për ne, është edhe për Jehovain. T’i lutemi atij është një hap thelbësor për të fituar paqe mendore.—Filipianëve 4:6, 7.

Si na ndihmon

Kur kemi probleme me shëndetin mendor, mund të ndihemi krejtësisht vetëm. Të tjerët jo gjithmonë e kuptojnë plotësisht çfarë po kalojmë. (Proverbat 14:10) Por, kur i shprehim hapur në lutje si ndihemi, Perëndia na dëgjon me dhembshuri dhe na kupton. Jehovai na shikon, di çdo dhembje, luftën tonë dhe do që t’i lutemi për çdo shqetësim.—2 Kronikave 6:29, 30.

Kur i lutemi Jehovait, na forcohet siguria se ai merakoset për ne. Mund të ndihemi si psalmisti që shkroi: «Ti e ke parë sa po vuaj, po, ti m’i njeh brengat e zemrës.» (Psalmi 31:7) Thjesht dijenia se Jehovai vëren çfarë po heqim, na jep shumë zemër që të mos dorëzohemi përballë vështirësive. Por ai bën më shumë sesa kaq. Kupton më mirë se kushdo tjetër çfarë po kalojmë, dhe na ndihmon të gjejmë ngushëllim e inkurajim në Bibël.

Ndihmë nga Bibla: Zhyljeni

Si ndikon ankthi tek unë

Zhyljeni.

«Vuaj nga ankthi dhe nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv. Duket se ankthi më zë krejt papritur. Aty për aty jam mirë, por më pas më kap shumë keq pa ndonjë arsye në dukje. Provoj veçanërisht ankth kur jam me të tjerë, sepse truri më rri vetëm tek ajo që po mendojnë për mua.

Ata që e dinë luftën time, janë ndihmë e madhe. Më duhet ta pranoj se ndonjëherë ajo çfarë thonë, nuk është ajo çfarë dua të dëgjoj. Por i vlerësoj përpjekjet e tyre me qëllim të mirë.

Me raste, ankthi dhe çrregullimi obsesivo-kompulsiv ma bëjnë të vështirë të lutem. Më duhen shumë energji mendore që të përqendrohem e të flas me Jehovain në lutje. Mendja më fluturon aq shpejt nga një mendim në tjetrin, sa shpesh bëhem lëmsh. Kur nuk i kontrolloj dot mendimet, e kam të vështirë ta shpreh me fjalë çfarë më kalon në kokë dhe çfarë ndiej.»

Si më ndihmon Bibla

«Nga studimi i Biblës kam mësuar se lutjet nuk duhet të jenë të gjata ose me fjalë të mëdha që të pranohen nga Perëndia. Ndonjëherë, kur nuk e shpreh dot me fjalë si ndihem, i them: ‘Jehova, të lutem më ndihmo.’ Edhe kur lutem kështu, ndiej se Jehovai më kupton dhe më jep çfarë kam nevojë në ato momente. Përveç lutjes, marr edhe ndihmë mjekësore. Jam i lumtur që të dyja këto kanë kontribuar që gjendja ime të përmirësohet ndjeshëm. Ia vlen çdo përpjekje që t’i kërkoj ndihmë Atit tim qiellor dhe të provoj mbështetjen e tij të dashur.»

Ndihmë për fëmijët

Videoja «Bëhu mik i Jehovait—Lutu çdo ditë».

Në sitin jw.org, mëso pse mund të jesh i sigurt se Jehovai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të tua.

Shih videon Bëhu mik i Jehovait—Lutu çdo ditë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo