Artikujt dytësorë në Kullën e Rojës
Shumë lajmëtarë përdorin JW Library® që të përgatiten për mbledhjet dhe u pëlqen që aplikacioni shfaq menjëherë artikullin e studimit të Kullës së Rojës për çdo javë. Por, botimi për studim i Kullës së Rojës shpesh ka edhe artikuj dytësorë që na forcojnë besimin. Si mund t’i gjesh e të nxjerrësh dobi prej këtyre artikujve duke përdorur JW Library?
Në fund të çdo artikulli studimi të Kullës së Rojës, gjendet nëntema «Materiale shtesë». Poshtë nëntemës, kliko linkun «Artikuj të tjerë në këtë numër». Ose mund të shohësh te përmbajtja titujt dhe numrat e artikujve të studimit. Kliko titullin e një artikulli dytësor që dëshiron të lexosh.
Në faqen kryesore të JW Library, te kategoria «Materiale të reja», mund të shkarkosh çdo numër të ri të Kullës së Rojës. Pasi e ke shkarkuar, hape revistën dhe hidhi një sy përmbajtjes që të nxjerrësh dobi nga të gjithë artikujt.