BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w24 gusht f. 7
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të ruajmë paqen dhe pastërtinë e kongregacionit
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • A ‘ua gëzon zemrën’ të tjerëve kur jep këshilla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • ‘Kini vlerësim për ata që po punojnë pa u lodhur mes jush’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
w24 gusht f. 7

Pyetje nga lexuesit

Sipas 2 Selanikasve 3:14, kush e merr vendimin për të shënuar dikë: trupi i pleqve apo secili Dëshmitar individualisht?

Apostulli Pavël u shkroi këto fjalë të krishterëve në Selanik: «Nëse ndokush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, mbajeni të shënuar dhe mos u shoqëroni më me të, që të turpërohet.» (2 Sel. 3:14) Deri tani kemi thënë që këto fjalë u drejtoheshin pleqve. Nëse dikush vazhdonte t’i shpërfillte parimet nga Bibla, ndonëse kishte marrë këshilla herë pas here, pleqtë bënin një fjalim paralajmërimi në kongregacion. Më pas, lajmëtarët nuk duhet të shoqëroheshin me të, përveçse në aktivitetet teokratike.

Por, ka nevojë për një qartësim në mënyrën si e kuptojmë këtë udhëzim. Me sa duket, këshilla e Pavlit i drejtohej çdo të krishteri në kongregacion, i cili duhej të merrte personalisht vendimin për të shënuar dikë në disa rrethana të veçanta. Prandaj, nuk është e nevojshme që pleqtë të mbajnë një fjalim paralajmërimi. Pse ky ndryshim? Të mendojmë për kontekstin e fjalëve të Pavlit.

Pavli tha se disa në kongregacion ‘silleshin në mënyrë të çrregullt’. I hidhnin poshtë këshillat nga Shkrimet. Në një vizitë të mëparshme, ai dha këtë urdhër: «Nëse ndokush nuk do që të punojë, as të mos hajë!» Prapëseprapë, disa nuk donin të punonin për të mbështetur veten, ndonëse kishin mundësi. Veç kësaj, fusnin hundët në punët e të tjerëve. Si duhej t’i trajtonin vëllezërit e motrat këta të krishterë që silleshin në mënyrë të çrregullt?—2 Sel. 3:6, 10-12.

«Mbajeni të shënuar»,—tha Pavli. Fjala greke «i shënuar» përcjell idenë që ta dallosh një person të tillë dhe ta shmangësh shoqërimin me të, që të mos ndikojë negativisht te ti. Pavli ia drejtoi këto fjalë gjithë kongregacionit, jo vetëm pleqve. (2 Sel. 1:1; 3:6) Prandaj, çdo i krishterë që vinte re se një bashkëbesimtar nuk po i zbatonte këshillat nga Shkrimet, zgjidhte ‘të mos shoqërohej më’ me të për shkak të sjelljes së çrregullt.

A do të thoshte kjo se vëllezërit e motrat do ta trajtonin njësoj si dikë që ishte hequr nga kongregacioni? Jo, pasi Pavli shtoi: «Vazhdoni ta këshilloni si vëlla.» Ndaj, vëllezërit e motrat mund të vazhdonin të shoqëroheshin me të shënuarin në mbledhje e në shërbim, por jo në organizime të tjera ose për t’u zbavitur. Pse? Pavli tha: «Që të turpërohet.» Për shkak të shënimit, të krishterit që sillej në mënyrë të çrregullt, mund t’i vinte turp, e si rezultat të ndryshonte rrugë.—2 Sel. 3:14, 15.

Si mund ta zbatojmë udhëzimin e Pavlit sot? Së pari, duhet të sigurohemi nëse sjellja e dikujt është në të vërtetë «e çrregullt», ashtu siç tha Pavli. Ai nuk po fliste për ata që kanë mendime të ndryshme për çështjet e ndërgjegjes ose për preferencat personale. Nuk po fliste as për ata që mund të na kenë lënduar ndjenjat. Pavli kishte në mendje veçanërisht ata që zgjedhin qëllimisht të mos u binden këshillave të qarta nga Shkrimet.

Nëse shohim që një Dëshmitar tregon një frymë të tillë të pabindur,a zgjedhim të mos shoqërohemi me të, përveçse në aktivitetet teokratike. Meqë është vendim personal, është mirë që këtë të mos e diskutojmë me të tjerë që nuk i kemi pjesëtarë të familjes. Gjithsesi, do të vazhdojmë të kalojmë kohë me të shënuarin në mbledhje e në shërbim. Dhe kur të ndreqë sjelljen, do të shoqërohemi me të si më parë.

a Për shembull, një Dëshmitar nuk pranon të punojë për të mbështetur veten ndonëse është në gjendje të punojë, vazhdon të njihet me një jo Dëshmitare, flet kundër drejtimit që jepet në kongregacion, ngre debate për mësimet e Biblës ose përhap thashetheme të dëmshme. (1 Kor. 7:39; 2 Kor. 6:14; 2 Sel. 3:11, 12; 1 Tim. 5:13) Ata që vazhdojnë të kenë sjellje të tilla, janë të «çrregullt».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo