IDE PËR STUDIMIN
Rishiko pikat kryesore
A e ke të vështirë ndonjëherë ta kujtosh atë që sapo studiove? Na ndodh të gjithëve me raste. Çfarë mund të të ndihmojë? Rishikimi i pikave kryesore.
Ndërsa studion, ndalu herë pas here që të mendosh për idetë kryesore. Vër re se apostulli Pavël i ndihmoi ata që po e shqyrtonin letrën e tij të bënin pikërisht këtë, kur shkroi: ‘Tani, pika kryesore është kjo.’ (Hebr. 8:1) Në këtë mënyrë ai i ndihmoi të ndiqnin arsyetimin e tij logjik dhe të dallonin si lidhej çdo pikë me temën kryesore.
Edhe ti mund të lësh ca kohë, mbase dhjetë minuta në fund të studimit personal, që të reflektosh për pikat kryesore të asaj që po studion. Në rast se s’i kujton dot, freskoje kujtesën duke parë edhe një herë nëntitujt ose fjalitë kryesore, që zakonisht janë fjalitë e para të çdo paragrafi. Nëse mësove një gjë të re, përpiqu ta shpjegosh me fjalët e tua. Ndërsa rishikon pikat kryesore jo vetëm do ta kesh më kollaj ta kujtosh atë që studiove, por edhe do të kuptosh më qartë si lidhet me jetën tënde.