BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb14 f. 26-35
  • Raporte ligjore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Raporte ligjore
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2014
  • Material i ngjashëm
  • Raporte ligjore
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2013
  • Raporte ligjore
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2012
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2014
yb14 f. 26-35
Figura në faqen 27

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Raporte ligjore

Apostulli Pavël i nxiti të krishterët: «Kujtoni ata që janë në vargonj, sikur të jeni në vargonj me ta.» (Hebr. 13:3) Si shërbëtorë të Jehovait, nuk harrojmë motrat dhe vëllezërit tanë besnikë dhe lutemi «për të gjithë ata që janë në poste të larta, që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë dhe të patrazuar, plot me përkushtim hyjnor dhe seriozitet».​—1 Tim. 2:1, 2, Efes. 6:18.

Më poshtë tregohen disa nga çështjet ligjore që kanë përballuar Dëshmitarët e Jehovait gjatë vitit të kaluar:

Vëllezërit tanë në Rusi vazhdojnë ‘të mësojnë dhe të shpallin pareshtur lajmin e mirë’, pavarësisht nga fushata e vazhdueshme e Kishës Ortodokse Ruse dhe e disa zyrtarëve qeveritarë për të ndaluar veprën tonë. (Vep. 5:42) Autoritetet ruse me këmbëngulje zbatojnë një ligj të paqartë për ekstremizmin. Fillimisht ky ligj kishte si qëllim të luftonte terrorizmin, por tani përdoret padrejtësisht kundër botimeve dhe vëllezërve tanë. Si pasojë, gjykatat ruse kanë shpallur se rreth 70 nga botimet tona përmbajnë shprehje «ekstremiste» dhe zyrtarët qeveritarë i kanë shtuar këto botime në listën e literaturës ekstremiste të ndaluar në Rusi. Bazuar te ky rrezik i supozuar, disa autoritete vendëse bastisin Sallat e Mbretërisë dhe shtëpitë e vëllezërve tanë që të gjejnë botime. Policia ndalon, fotografon dhe merr shenjat e gishtërinjve të shumë Dëshmitarëve ngaqë marrin pjesë në shërbim. Shpesh përpiqet t’i frikësojë duke i mbajtur në rajonin e policisë.

Duke filluar nga maji i 2013-s, gjashtëmbëdhjetë vëllezër e motra në qytetin e Taganrogut i kanë nxjerrë para gjyqit se organizojnë, ndjekin dhe marrin pjesë në mbledhjet e krishtere dhe në veprën e predikimit. Kjo është hera e parë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, që Dëshmitarët përballen me ndjekje penale ngaqë praktikojnë besimin e tyre. Autoritetet në vende të tjera të Rusisë përpiqen t’i shtyjnë gjykatat ta shpallin «ekstremiste» literaturën tonë dhe t’i akuzojnë vëllezërit tanë si kriminelë, fajtorë për urrejtje fetare.

Në Eritre nuk është përmirësuar gjendja për motrat dhe vëllezërit tanë. Sipas të dhënave të korrikut 2013, ishin në burg 52 veta, përfshirë tetë vëllezër të paktën 70 vjeç, dhe gjashtë motra. Tre vëllezër, Paulos Ijasu, Isak Mogosi dhe Negede Teklemarijami, janë në burg që prej 24 shtatorit 1994, për shkak të qëndrimit të tyre asnjanës për shërbimin ushtarak.

Më shumë se gjysma e tyre gjenden në kampin e të burgosurve Maiter, që ndodhet në shkretëtirë në veri të kryeqytetit, Asmarës. Nga tetori i 2011-s deri në gusht të 2012-s, autoritetet ndëshkuan 25 nga vëllezërit tanë duke i futur në një kontenier llamarine gjysmë të groposur në tokë. Gjatë muajve të verës, ditën rojat i lejojnë të burgosurit të qëndrojnë jashtë që të shpëtojnë nga nxehtësia përvëluese që krijohet brenda kontenierit. Megjithatë, ushqimi dhe uji nuk janë të mjaftueshëm, prandaj shëndeti i vëllezërve është tepër i dobët. Mjerisht, Johanes Haile, një vëlla 68-vjeçar, vdiq në gusht të 2012-s për shkak të keqtrajtimit. Njësoj ndodhi edhe me Misgin Gebretinsën në vitin 2011.

Refuzojnë veprimtaritë joasnjanëse për shkak të ndërgjegjes

Bazuar tek Isaia 2:4 dhe te Gjoni 18:36.

ARMENI:

Më 27 nëntor 2012, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dha vendim të favorshëm në çështjen Kaçatrjani dhe të tjerët kundër Armenisë. Në mënyrë të paligjshme, qeveria kishte ndjekur penalisht 17 Dëshmitarë ngaqë nuk pranonin të kryenin shërbimin civil alternativ nën kontrollin e ushtrisë. Armenia u ka paguar dëmshpërblimet, si edhe shpenzimet e gjyqit viktimave të këtij veprimi të jashtëligjshëm.

Pavarësisht nga vendimi i favorshëm në çështjen Kaçatrjani, nga gjykimi i mëparshëm i rëndësishëm në çështjen Bajatjani kundër Armenisë dhe nga vendimet e mëvonshme të GJEDNJ-së, qeveria e Armenisë vazhdonte të përndiqte e të burgoste të rinjtë Dëshmitarë sepse refuzonin shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Megjithatë më 8 qershor 2013, qeveria ka aprovuar disa amendamente për Ligjin e Shërbimit Alternativ në bazë të të cilave duket se ushtria nuk do ta kontrollojë dhe nuk do ta mbikëqyrë më shërbimin ushtarak. Të gjithë Dëshmitarët e burgosur ngaqë refuzonin shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes u liruan para 12 nëntorit 2013, dhe kërkesat e të rinjve Dëshmitarë që aplikojnë për shërbimin alternativ po pranohen.

KOREJA E JUGUT:

Sipas të dhënave të 31 tetorit 2013, janë në burg 602 vëllezër. Për shkak të qëndrimit të tyre ndaj shërbimit ushtarak, që nga viti 1950 autoritetet në Korenë e Jugut kanë dënuar 17.605 Dëshmitarë të Jehovait me gjithsej 34.184 vjet burg.

Deri pak kohë më parë, shumë Dëshmitarë vuanin dënimin në të njëjtat qeli me kriminelë, disa madje të dënuar për krime të rënda. Megjithatë, një delegacion vëllezërish u takuan me drejtorin e Shërbimit të Burgjeve në Kore për t’u kërkuar administratave të burgut të veçonin vëllezërit tanë nga të burgosurit e tjerë. Autoritetet e burgut vepruan menjëherë dhe veçuan shumicën e vëllezërve tanë nga kriminelët. Kështu, brenda prillit 2013, të paktën 75 për qind të vëllezërve të burgosur i kishin vënë së bashku nëpër qeli me nga katër ose pesë veta. Si ka ndikuar te vëllezërit tanë ky ndryshim?

Një vëlla thotë: «Jemi të lirë nga ndikimet negative të tilla, si imoraliteti dhe të folurit e ndyrë.» Një tjetër thotë: «Tani mund të inkurajojmë njëri-tjetrin dhe të mbajmë të pesë mbledhjet çdo javë.»

Ndërkohë, doli një problem tjetër. Pesëdhjetë e gjashtë burra të liruar nga shërbimi ushtarak e të përfshirë në rezervë, janë bërë Dëshmitarë. Ngaqë refuzojnë thirrjen për stërvitje ushtarake në rezervë po ndiqen penalisht, po gjobiten dhe po ndalohen në mënyrë të përsëritur. Kjo padrejtësi e vazhdueshme është veçanërisht e vështirë për t’u zgjidhur pasi u bënë tetë vjet që i thërrasin, madje disa herë brenda vitit.

SINGAPOR:

Me gjithë kërkesat e përsëritura për shërbim civil alternativ, 12 vëllezër po vuajnë dënimin me 39 muaj secili, në Kazermat e Burgimit të Forcave të Armatosura. Një vëlla tjetër po kryen një vit burg sepse refuzon shërbimin si rezervist.

TURKMENISTAN:

Nëntë Dëshmitarë që refuzojnë për shkak të ndërgjegjes po kryejnë dënimin nga 18 muaj në dy vjet burg dhe shpesh rojat e burgut dhe ushtarët i rrahin pa mëshirë. Shpeshherë pasi lirohen, autoritetet i ndjekin sërish penalisht për «shkelje të përsëritur» dhe i futin në një regjim burgu më të rreptë. Avokatët e dhjetë Dëshmitarëve që kanë refuzuar shërbimin ushtarak, kanë paraqitur ankesa para Komitetit të Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut.

Refuzojnë pjesëmarrjen në ceremonitë patriotike për shkak të ndërgjegjes

Bazuar te Danieli 3:16-18.

Figura në faqen 32

Tanzani: Pasi u shfajësuan, këta të rinj Dëshmitarë vazhduan shkollën

TANZANI:

Gjykata e Apelit në Dar-es-Salam, gjykata më e lartë e Tanzanisë, unanimisht i shpalli të palejueshme veprimet e drejtorisë së një shkolle që përjashtoi pesë nxënës dhe pezulloi 122 të tjerë ngaqë nuk pranuan të këndonin himnin kombëtar. Në një vendim të publikuar më 12 korrik 2013, gjykata njohu sinqeritetin e besimit të këtyre nxënësve Dëshmitarë dhe të drejtën e tyre kushtetuese për mbrojtjen e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë. Vendosmëria e këtyre të rinjve për t’i qëndruar besnikë Perëndisë solli një fitore që lartëson emrin e Jehovait dhe lirinë tonë të adhurimit në Tanzani.

Liria e fjalës

Bazuar te Veprat 4:19, 20.

KAZAKISTAN:

Një «studim nga ekspertë» i drejtuar nga Ministria Rajonale e Çështjeve Fetare, i shpalli «ekstremiste» disa nga botimet tona, me pretendimin se ato nxitin përçarje shoqërore dhe fetare. Më 6 prill 2013, policia në qytetin e Karabalikut konfiskoi literaturën tonë kur, pa pasur kurrfarë autorizimi, bastisi një shtëpi ku po mbahej një mbledhje kongregacioni. Më 3 korrik 2013, Gjykata për Çështjet Ekonomike e Astanës mbështeti vendimin për të ndaluar dhjetë nga botimet tona, duke vazhduar kështu censurimin dhe kufizimin e importimit të literaturës sonë. Më vonë, në dhjetor të 2012-s, zyrtarë të shtetit nisën një fushatë arrestimi e dënimi të vëllezërve për të ashtuquajturin aktivitet të paligjshëm misionar. Më 28 mars 2013, Agjencia e Çështjeve Fetare i kërkoi Qendrës Fetare Rajonale të Dëshmitarëve të Jehovait t’i informonte Dëshmitarët në Kazakistan se është e paligjshme të predikojnë jashtë vendeve të tyre të regjistruara të adhurimit. Sipas të dhënave të korrikut 2013, autoritetet kanë hapur çështje gjyqësore kundër 21 motrave dhe vëllezërve tanë.

Liria e Mbledhjes dhe e Shoqërimit

Bazuar te Hebrenjve 10:24, 25.

AZERBAJXHAN:

Në janar të 2010-s, Komiteti Shtetëror për Marrëdhënien me Shoqatat Fetare nuk pranoi të regjistronte Komunitetin Fetar të Dëshmitarëve të Jehovait, sepse pretendonte se kishte gabime në aplikimin e tyre. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta të Dëshmitarëve të Jehovait për të ndrequr pasaktësitë e supozuara, autoritetet vazhdojnë të refuzojnë regjistrimin. Më 31 korrik 2012, vëllezërit tanë e çuan çështjen në GJEDNJ, duke pohuar se qeveria ka shkelur lirinë tonë të fesë kur refuzoi të na regjistronte si shoqatë fetare, pa asnjë arsye ligjore. Pa marrë këtë regjistrim, vëllezërit tanë nuk gëzojnë të drejtat që vijnë nga statusi i plotë ligjor.

Liria dhe siguria e personit dhe e pronës

Bazuar te Filipianëve 1:7.

UKRAINË:

Edhe pse Dëshmitarët në Ukrainë gëzojnë lirinë e adhurimit, ata sulmohen fizikisht dhe Sallat e Mbretërisë digjen e dëmtohen. Organet e rendit nuk i hetojnë këto akte dhe nuk i ndjekin penalisht siç duhet. S’është për t’u habitur që kjo u jep përshtypjen kundërshtarëve se mund të bëjnë ç’të duan pa u ndëshkuar. Ja përse, aktet kriminale kundër vëllezërve tanë janë shtuar në vitet 2012 dhe 2013. Në 2010-n kishte 5 raste të raportuara vandalizmi dhe djegieje, në 2011-n, 15, në vitin 2012 pati 50 raste dhe në pesë muajt e parë të 2013-s, 23. Zyra e degës po i paraqet këto padrejtësi para Komitetit të Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut.

Figura në faqen 28

Ukrainë: Vëllezërit tanë po përgatiten të rindërtojnë këtë Sallë të Mbretërisë që u bastis dhe u dogj

E drejta e vetëvendosjes

Bazuar te Veprat 5:29 dhe te Veprat 15:28, 29.

ARGJENTINË:

Në pranverë të vitit 2012, Pablo Albarraçini, rastisi në vendngjarjen e një grabitjeje dhe u plagos nga disa plumba. Ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital. Më parë kishte firmosur dokumentin Autorizim mjekësor, në të cilin refuzonte trajtime që përfshinin përdorimin e gjakut. Edhe pse spitali ishte i gatshëm të respektonte këtë vendim të qartë, një familjar që nuk ishte Dëshmitar u përpoq të siguronte nga gjykata një urdhër për t’i bërë transfuzion gjaku vëlla Albarraçinit, me argumentimin se transfuzioni ishte i domosdoshëm për t’i shpëtuar jetën. Gjithsesi, Gjykata e Lartë e Argjentinës gjykoi në favor të vëlla Albarraçinit dhe respektoi të drejtën e tij për të vendosur si të kujdesej për shëndetin edhe në gjendje të pavetëdijshme. Nuk iu bë transfuzion gjaku dhe e mori veten plotësisht pas kësaj përvoje të vështirë. Ishte mirënjohës që Jehovai e ndihmoi të mbante integritetin në këtë çështje të rëndësishme.

Viktima të diskriminimit fetar

Bazuar te Luka 21:12-17.

KIRGIZISTAN:

Më 16 prill 2013, një gjykatë vendosi në favor të vëllezërve tanë në Toktogul, ku disa banorë të zonës shkatërruan dy herë një Sallë të Mbretërisë. Gjykata i shpalli fajtorë shkelësit dhe i urdhëroi të paguanin dëmshpërblimin. Tani po ndiqen penalisht përgjegjësit kryesorë të sulmit të parë, dhe kjo u jep shpresë vëllezërve se ky problem në atë zonë do të marrë fund. Gjithsesi, kongregacionet do të rindërtojnë Sallën e Mbretërisë.

Figura në faqen 34

Kirgizistan: Disa banorë të zonës e shkatërruan dy herë këtë Sallë

Fitore të jashtëzakonshme ligjore

  1. Çështja: A duhet të marrë leje një grup fetar për të mbajtur kongrese dhe mbledhje kongregacioni?

    Vendimi: Më 5 dhjetor 2012, Gjykata Kushtetuese e Federatës Ruse pohoi se Kushtetuta e Rusisë garanton liri fetare dhe vendosi që vëllezërit tanë mund të mbajnë mbledhje fetare pa njoftuar më parë ose pa marrë leje nga autoritetet.

  2. Çështja: A kanë qytetarët të drejtën e privatësisë në lidhje me informacionet personale mjekësore? Ja pse u ngrit kjo çështje: në vitin 2007 një zëvendësprokuror në Shën-Pjetërburg, Rusi, u dha urdhër gjithë institucioneve mjekësore të qytetit që të dërgonin në prokurori çdo rast refuzimi nga Dëshmitarët e Jehovait për të marrë gjak. Këtë duhej ta bënin pa dijeninë e pacientit. Pasi gjykatat ruse nuk e kanë respektuar të drejtën e pacientit për privatësi, vëllezërit aplikuan në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

    Vendimi: Më 6 qershor 2013, GJEDNJ-ja vendosi se urdhri i prokurorit dhunon të drejtat themelore të privatësisë dhe theksoi se nuk ekzistonin «arsye të vlefshme ose të forta» për t’ua dhënë këto informacione personale nëpunësve shtetërorë. Vendimi përfundimtar u mor më 7 tetor, kur Dhoma e Madhe e GJEDNJ-së nuk pranoi kërkesën e Rusisë për të rishqyrtuar çështjen.​—Avilkina dhe të tjerët kundër Rusisë.

Përditësime të raporteve ligjore nga Libri vjetor i mëparshëm

Qeveria e Francës ka zbatuar vendimin e GJEDNJ-së që u dha më 5 korrik 2012, për çështjen e taksës së padrejtë. Qeveria u ka rikthyer me interes paratë që kishte konfiskuar, u ka paguar shpenzimet ligjore dhe u ka rikthyer të drejtat e plota ligjore mbi pronat e degës.​—Libri vjetor 2013, faqja 34.

Dëshmitarët e Jehovait në Indi vazhdojnë të përballen me kundërshtime në pjesë të ndryshme të vendit. Gjithsesi, nuk i kanë ndaluar e nuk i kanë akuzuar në mënyrë të rreme siç kanë bërë në të kaluarën. Aktualisht, ka rreth 20 çështje pezull në gjyq për të ndrequr padrejtësitë që kanë kryer kundër vëllezërve tanë.​—Libri vjetor 2013, faqja 35.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo