BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwex artikulli 20
  • Ndihmë për punonjësit e spitaleve që po punojnë nën stres

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë për punonjësit e spitaleve që po punojnë nën stres
  • Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Stres i dobishëm, stres i dëmshëm
    Zgjohuni!—1998
  • Ta mbajmë nën kontroll stresin
    Zgjohuni!—2010
  • Stresi​—Kërcënim i madh për shëndetin
    Zgjohuni!—2010
  • Të bombarduar nga stresi
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
ijwex artikulli 20
Mjeke në korridorin e spitalit, duke lexuar një artikull të printuar nga jw.org.

Ndihmë për punonjësit e spitaleve që po punojnë nën stres

Brini, që jeton në Karolinën e Veriut, SHBA, është anëtar i Komitetit të Lidhjes me Spitalet atje dhe bashkëpunon ngushtë me spitalet që kujdesen për pacientët Dëshmitarë të Jehovait.

Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë spitale nuk i lejojnë vizitorët të futen. Brini i telefonoi atij që kujdeset për besimin e pacientëve në një nga spitalet atje, që ta pyeste si mund t’i ndihmonte pacientët Dëshmitarë.

Ai arriti të komunikonte me asistentin e këtij personi. Duke marrë parasysh kufizimet për vizitat, Brini e pyeti nëse mund t’ua jepte numrin e tij të telefonit pacientëve Dëshmitarë, që të fliste me ta. Përgjigjja ishte po.

Më pas Brini mendoi për personelin e spitalit. I tha asistentit se e vlerësonte punën që po bëhej atje dhe se shpresonte që ishin mirë me shëndet. Tha edhe se kishte lexuar që njerëzit kudo, sidomos punonjësit e spitaleve, po përjetojnë stres të madh për shkak të pandemisë.

Asistenti pranoi se COVID-19 e kishte rritur tej mase stresin në spital.

Atëherë Brini i tha: «Siti ynë ka informacione që i ndihmojnë njerëzit të përballojnë stresin. Nëse shkon te jw.org dhe shkruan fjalën ‘stres’ te fusha Kërko, do të gjesh artikuj inkurajues për stafin.»

Ndërsa po flitnin, asistenti hapi sitin, shkroi fjalën «stres» te fusha Kërko dhe pa artikujt. Ai reagoi menjëherë «Uau! Do t’ia tregoj këtë përgjegjësit tim. Kjo do t’i vlejë goxha stafit tonë dhe të tjerëve. Po printoj ca kopje dhe do t’ua shpërndaj.»

Pas ca javësh Brini foli me përgjegjësin, i cili i konfirmoi se ishin futur në sit dhe kishin printuar artikuj për stresin dhe tema të ngjashme. Ua kishin shpërndarë infermierëve dhe gjithë personelit të spitalit.

Brini tha: «Përgjegjësi më falënderoi për punën që bëjmë dhe për artikujt e shkruar aq bukur. I kishin ndihmuar jashtë mase.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo