BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 31
  • Si ta shmangësh xhelozinë në martesë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta shmangësh xhelozinë në martesë
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është xhelozia?
  • Çfarë e shkakton xhelozinë e pavend?
  • Si mund ta mbash nën kontroll xhelozinë?
  • Dashuria mposht xhelozinë e gabuar
    Broshura me artikujt e studimit—1995
  • Jozefi, viktimë e xhelozisë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • A duhet të jenë xhelozë të krishterët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Xhelozë për adhurimin e pastër të Jehovait
    Broshura me artikujt e studimit—1995
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 31
Një grua sheh me inat të shoqin ndërsa ky bisedon me një grua tjetër në një festë.

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Si ta shmangësh xhelozinë në martesë

Një martesë nuk mund të jetë e lumtur në një ambient ku mbizotërojnë dyshimi dhe mosbesimi. Atëherë, si ta shmangësh xhelozinë e pabazë?

Në këtë artikull

  • Çfarë është xhelozia?

  • Çfarë e shkakton xhelozinë e pavend?

  • Si mund ta mbash nën kontroll xhelozinë?

  • Nëse bashkëshorti është xheloz

  • Pyetje për diskutim

Çfarë është xhelozia?

Fjala «xhelozi» ka kuptime të ndryshme. Në këtë artikull i referohet ndjenjës që provojmë kur na duket sikur dikush tjetër po tregon interes të papërshtatshëm për bashkëshortin tonë ose sikur bashkëshorti ynë po tregon interes të papërshtatshëm për dikë tjetër. Mbase mendojmë se martesa jonë është në rrezik. Nëse meraku ynë bazohet në fakte, atëherë xhelozia është normale dhe e përshtatshme. Në fund të fundit, martesa është lidhja më e ngushtë mes dy njerëzve, dhe një çift duhet ta mbrojë me çdo kusht.

Parim nga Bibla: «Nuk janë më dy, por një mish i vetëm. . . . Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»—Mateu 19:6.

«Nëse martesa juaj është në rrezik, xhelozia mund të jetë si një detektor tymi që paralajmëron për zjarr dhe të shtyn të bësh diçka.»—Benxhamini.

Nga ana tjetër, xhelozia e pavend buron nga dyshime dhe frikëra të pabaza. Dashuria e vërtetë na ndihmon të mos shfaqim këtë lloj xhelozie që e lëndon bashkëshortin. (1 Korintasve 13:4, 7) Dr. Robert Lejhi shkruan: «Veprimet që vijnë si rezultat [i xhelozisë së pabazë] mund të vënë në rrezik pikërisht atë lidhje që ti dëshiron të mbrosh.»a

Çfarë e shkakton xhelozinë e pavend?

Mund të kesh prirjen të ndiesh xhelozi të pavend nëse ke vuajtur për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti i mëparshëm. Ose ndoshta martesa e prindërve të tu ka marrë fund për shkak të pabesisë dhe tani ke frikë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me martesën tënde.

«Kur isha e vogël, babai e tradhtoi mamanë, prandaj e kam pasur gjithnjë të vështirë t’u zë besë të tjerëve. Është një vragë emocionale që ngre kokë herë pas here dhe ma bën të vështirë të kem besim te burri im.»—Melisa.

Një faktor tjetër janë ndjenjat e pasigurisë. Nëse ke prirjen të ndihesh i pasigurt, mund të arrish shpejt në përfundimin se të tjerët janë kërcënim për martesën tënde. Madje mund t’ia mbushësh mendjen vetes se, sapo t’i jepet rasti, bashkëshorti do të të lërë për dikë tjetër.

«Burrit tim i kërkuan të ishte shoqërues i dhëndrit në dasmën e mikut të tij. Kjo do të thoshte se do të kërcente e do të ecte përkrah një prej shoqërueseve të nuses. Nuk më pëlqente fare kjo gjë. Prandaj, burri s’kishte zgjidhje tjetër veçse të thoshte jo.»—Naomi.

Zakonet e dasmave ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin dhe të krishterët duhet të udhëhiqen nga parimet e Biblës. A po tregohej e arsyeshme Naomi në atë rast? Kur e kthen kokën pas, ajo thotë se xhelozia e saj ishte e pavend dhe shpjegon: «Në atë kohë ndihesha e pasigurt. Mendoja se burri më krahasonte me gra të tjera, por gjithë problemi ishte në kokën time.»

Cilido qoftë shkaku, xhelozia e pabazë mund të të shtyjë të dyshosh te bashkëshorti dhe madje ta akuzosh padrejtësisht për tradhti. Ndjenja të tilla mosbesimi do të të dëmtojnë martesën e ndoshta edhe shëndetin.

Parim nga Bibla: «Xhelozia është si tumor i keq.»—Proverbat 14:30, Bibla ECM.

Si mund ta mbash nën kontroll xhelozinë?

Forco besimin te bashkëshorti. Në vend që të kërkosh për shenja jobesnikërie, mendo për provat që të ka dhënë bashkëshorti se mund t’i besosh.

«Mendoj për cilësitë e bukura të burrit tim. Nëse i kushton vëmendje dikujt, nuk e bën me motive të këqija, por ngaqë interesohet sinqerisht për të tjerët. Më duhet t’i kujtoj vetes se martesa e prindërve dhe martesa ime s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.»—Melisa.

E njëjta grua po sheh me dashuri një foto të ditës së dasmës. Përpara ka një Bibël të hapur.

Parim nga Bibla: «Dashuria . . . beson çdo gjë.»—1 Korintasve 13:4, 7.

Vëri në pikëpyetje dyshimet e tua. Dr. Lejhi, i cituar më lart, shkruan: «Shpesh i trajtojmë opinionet tona si të jenë fakte. Vetë bindja jonë se është ashtu siç mendojmë, na mjafton si provë. Por thjesht fakti që diçka na duket e vërtetë, nuk e bën të vërtetë atë që mendojmë. Bindja jonë nuk përbën vërtet provë.»b

«Nëse lexon mes rreshtave dhe hamendëson, mund të krijosh një problem që as nuk ekzistonte në fillim.»—Nadina.

Parim nga Bibla: «Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë.»—Filipianëve 4:5.

Fol për gjërat që të shqetësojnë. Cilido qoftë shkaku i xhelozisë sate, tregoji bashkëshortit çfarë të shqetëson, që të dy bashkë të vendosni disa kufij të arsyeshëm në lidhje me sjelljen.

«Bëji këto biseda me bindjen se bashkëshorti nuk dëshiron të të lëndojë dhe se, njësoj si ti, edhe ai ose ajo po përpiqet fort që martesa juaj të ketë sukses. Mos mendo keq për bashkëshortin. Mbase je shumë i ndjeshëm dhe pret tepër nga bashkëshorti. Ose ndoshta bashkëshorti nuk e kupton që s’po të jep vëmendjen për të cilën ke nevojë.»—Kiara.

Parim nga Bibla: «Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin e vet, por atë të tjetrit.»—1 Korintasve 10:24.

Një grua është ulur në natyrë me burrin e saj dhe po i tregon si ndihet.

a b Nga libri The Jealousy Cure.

Nëse bashkëshorti është xheloz

Mos dil shpejt në përfundimin se xhelozia e tij ose e saj është e pavend. Në vend të kësaj, përpiqu ta ndihmosh që të kuptojë pse ndihet xheloz. Bibla i nxit burrat ‘t’i mirëkuptojnë’ gratë e tyre. (1 Pjetrit 3:7) S’diskutohet që kjo vlen edhe për gratë. Bashkëshorti ka nevojë për mirëkuptim, sidomos nëse në të kaluarën ka vuajtur për shkak të tradhtisë dhe po lufton me ndjenjat e pasigurisë.

Gjithashtu shqyrto me ndershmëri veten. A sillesh në mënyrë të përshtatshme me seksin tjetër, qoftë përballë, qoftë online? Apo ke prirjen të flirtosh? A është dakord bashkëshorti yt me përgjigjet e tua? Ji i vendosur të mos i japësh asnjë arsye bashkëshortit të dyshojë për besnikërinë dhe dashurinë tënde.

Pyetje për diskutim

Nëse ti ose bashkëshorti yt ndieni xhelozi të pavend, mund të shqyrtoni secili më vete pyetjet e mëposhtme. Pastaj, në një moment të përshtatshëm, diskutojini përgjigjet me njëri-tjetrin. Megjithatë, mos harro të jesh «i shpejtë për të dëgjuar» dhe ‘të mos nxitohesh për të folur’.—Jakovi 1:19.

  • Në cilat situata je më i prirur të bëhesh xheloz?

  • A mendon se xhelozinë ta shkaktojnë veprimet e bashkëshortit? Nëse po, cilat veprime?

  • A ka ndonjë faktor tjetër, si ndonjë tradhti në të kaluarën, që të shtyn të bëhesh xheloz?

  • A e keqëson problemin mënyra si e përdor bashkëshorti yt internetin, për shembull, median sociale?

  • Çfarë ndryshimesh do të të pëlqente të bënte bashkëshorti?

  • Si mund ta sigurosh bashkëshortin për dashurinë dhe besnikërinë tënde?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo