BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 16
  • Ndihmë për viktimat e dhunës në familje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë për viktimat e dhunës në familje
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nuk është faji yt
  • Kërko ndihmë
  • Nuk je vetëm
  • Dhuna në familje do të marrë fund
  • Ju mund t’i kaloni problemet që dëmtojnë një familje
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Profecia 4. Mungesë e dashurisë së natyrshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përse burrat i keqtrajtojnë gratë?
    Zgjohuni!—2001
  • Dashuria dhe drejtësia mes ligësisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 16
Një grua sheh me optimizëm drejt detit gjatë perëndimit të diellit.

Ndihmë për viktimat e dhunës në familje

«Dhuna ndaj grave është një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme»,—thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, rreth 30 për qind «e të gjitha grave që kanë qenë në një lidhje, janë dhunuar fizikisht dhe/​ose seksualisht» nga partneri. E sipas një raporti të OKB-së, në një nga vitet e fundit, në të gjithë botën vdiqën 137 gra çdo ditë si pasojë e dhunës së partnerit ose të një pjesëtari të familjes.a

Statistikat na japin njëfarë ideje të dimensioneve të problemit të dhunës në familje, por kurrsesi nuk mund të përshkruajnë dhembjen emocionale dhe fizike që përjeton viktima.

A je viktimë e dhunës në familje? A njeh dikë që dhunohet? Nëse po, këto ide nga Bibla mund të të ndihmojnë.

Nuk është faji yt

Kërko ndihmë

Nuk je vetëm

Dhuna në familje do të marrë fund

Si mund ta ndihmosh një viktimë?

Nuk është faji yt

Çfarë thotë Bibla: «Secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten.»—Romakëve 14:12.

Mos harro: Abuzuesi yt është fajtor për veprimet e tij.

Nëse partneri ta hedh ty fajin për sjelljen e tij të dhunshme, e ka totalisht gabim. Gratë meritojnë dashuri, jo dhunë.—Kolosianëve 3:19.

Ndonjëherë, veprimet e një abuzuesi burojnë nga një problem personaliteti, nga formimi familjar ose abuzimi me alkoolin. Sido që të jetë, ai është përgjegjës para Perëndisë për mënyrën si të trajton, dhe duhet të hedhë hapat e nevojshëm që të ndryshojë.

Kërko ndihmë

Çfarë thotë Bibla: «Planet prishen kur nuk konsultohesh, por plotësohen me shumë këshilltarë.»—Proverbat 15:22.

Mos harro: Nëse nuk ndihesh e sigurt ose nuk di çfarë të bësh, kërko ndihmë.

Pse mund të kesh nevojë për ndihmë? Dhuna në familje është një problem kompleks. Duhen peshuar shumë faktorë, e ndonjëherë është e vështirë të kuptosh cili ka përparësi:

  • Siguria personale

  • Mirëqenia e fëmijëve

  • Gjendja financiare

  • Dashuria për partnerin

  • Dëshira për ta shpëtuar lidhjen, nëse partneri ndryshon

Është normale të ndihesh konfuze e të mos dish çfarë të bësh. Kujt mund t’i kërkosh ndihmë?

Një mik ose një pjesëtar i familjes tek i cili ke besim, mund të të japë ndihmë praktike dhe emocionale. Hapu me dikë që të do. Kjo mund të të ndihmojë shumë.

Linjat telefonike për dhunën në familje mund të të japin ndihmë të menjëhershme. Operatorët e këtyre linjave mund të të tregojnë çfarë të bësh që të mbrosh veten. Nëse partneri e pranon se ka një problem dhe do vërtet të ndryshojë, këto linja telefonike mund ta ndihmojnë në hapat e parë të ndryshimit.

Organizma të tjerë për situata emergjente mund të të ndihmojnë nëse je në rrezik. Këtu përfshihen mjekë, infermierë ose personel i specializuar.

Nuk je vetëm

Çfarë thotë Bibla: «Jehovaib u rri pranë zemërthyerve dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.»—Psalmi 34:18.

Mos harro: Perëndia premton se do të të ndihmojë.

Jehovai ka shumë merak për ty. (1 Pjetrit 5:7) Ai e di çfarë ke në mendje e në zemër. Ai mund të të ngushëllojë me anë të Fjalës së tij, Biblës, dhe të fton t’i lutesh. Kur lutesh, mund t’i kërkosh mençurinë dhe forcën e nevojshme për të përballuar situatën.—Isaia 41:10.

Dhuna në familje do të marrë fund

Çfarë thotë Bibla: «Secili do të ulet nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do t’i trembë.»—Mikea 4:4.

Mos harro: Bibla premton se së shpejti shtëpia ose familja e kujtdo do të jetë një liman paqeje.

Vetëm Perëndia Jehova mund t’i zgjidhë plotësisht e një herë e mirë të gjitha problemet tona. Bibla premton: «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.» (Zbulesa 21:4) Në atë kohë, edhe kujtimet e këqija do të na zbehen ndërsa krijojmë kujtime më të mira. (Isaia 65:17) Kjo është e ardhmja paqësore që të ofron Bibla.

a Ky artikull i referohet viktimës femër, por shumë nga pikat e diskutuara vlejnë edhe për viktimat meshkuj.

b Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

Si mund ta ndihmosh një viktimë?

A njeh dikë që është viktimë e dhunës në familje? Edhe pse nuk je personel i specializuar, mund ta ndihmosh.c

Dëgjoje me empati. (Jakovi 1:19) Tregoji se ke dëshirë ta dëgjosh, por mos e detyro të flasë. Siguroje se e beson çdo gjë që po të thotë.—Proverbat 20:5.

Një qendër kundër dhunës, thotë: «Asaj i është dashur shumë guxim të hapej me ty. [Viktimat] priren ta fshehin ose ta minimizojnë abuzimin, në vend që ta sajojnë ose ta ekzagjerojnë. Mbase e ke të vështirë ta besosh se dikush që njeh, është i dhunshëm. Por abuzuesi mund të të tregojë tjetër fytyrë ty e tjetër viktimës.»

Jepi zemër. (1 Selanikasve 5:11) Thuaji gjëra që i rritin vetëvlerësimin dhe i kujtojnë cilësitë e mira që ka. Thuaji sa shumë merak ke për të dhe inkurajoje të kërkojë ndihmë.

Ofroji ndihmë. (Proverbat 17:17) Ndihmoje praktikisht. Për shembull, kujdesu për fëmijët për pak kohë ose gatuaj ndonjë vakt. Pyete nëse di si të veprojë në rast se situata bëhet e rrezikshme dhe ku të shkojë që të jetë e mbrojtur.

Ndihmoje të kuptojë se është plotësisht e aftë të marrë vendimet e saj. (Galatasve 6:5) Siguroji informacione të dobishme dhe përmendi disa opsione. Por mos i thuaj çfarë të bëjë.

c Nëse je në merak për një viktimë të seksit tjetër, është më mirë të kufizosh ndihmën që mund t’i japësh personalisht dhe ta inkurajosh të kërkojë ndihmën e një mikeshe të besuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo